Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

‘Dy persona të panjohur më kanë hyrë në shtëpi’, telefonata që kapi mat hajdutët

Postuar: 17/06/2019 - 09:10

Bashkëpunimi me qytetarët vë në pranga një shtetas i cili tentoi të vidhte një banesë në Divjakë, ndërkohë që është shpallur në kërkim bashkëpuntori tjetër.

Policia bën me dije se te dy autorët e dyshuar janë me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e vjedhjes. 

NJOFTIMI

Pas telefonatës së shtetasit S.D në numrin unik 112 se në banesën e tij kishin hyrë dy shtetas të huaj, menjëherë në vendngjarje shkojnë shërbimet e Policisë Divjakë ku bëjnë të mundur kapjen në flagrancë të njërit prej autorëve të dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” e mbetur në tentativë shtetasin:

M.J, 20 vjeç, banues në Vlorë.

Gjithashtu u shpall në kërkim bashkëpuntori i tij shtetasi i dyshuar B.A, 32 vjeç, banues në Vlorë.

Në lidhje me këtë ngjarje janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një autoveturë, (automjet të cilin autorët e kanë braktisur në një rrugicë në Divjakë gjatë momentit të ikjes nga ndjekja e policisë) dhe dy telefona celularë të cilët dyshohet se janë përdorur për komunikime për kryerjen e aktivitetit kriminal.

Vijon puna për dokumentimin ligjor të disa vjedhjeve të tjera të kryera nga ky grup në juridiksionin e Divjakës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprime të mëtejshme proceduriale.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/07/2019 - 12:57

Pas publikimit në media të ngjarjes së rëndë të ndodhur në Shkollën 9 vjeçare në Arapaj të Durrësit, Policia ka dhënë një variant paraprak për ngjarjen.

Postuar: 19/07/2019 - 12:51

Një skenë e denjë për filma aksion ajo që raportohet të ketë nisur në autostradën Ionaiane dhe e

Postuar: 19/07/2019 - 12:25

Historia e pabesueshme, me protagonistë nxënës të shkolles 9-vjeçare, ka ngritur sërish sinjalet

Postuar: 19/07/2019 - 12:08

Ngjarje e rëndë në burgun famëkeq të Koridhalos në Athinë.

Postuar: 19/07/2019 - 11:52

Në ngjarje e rëndë është shënuar në zonën e Arapajt në Durrës.

Postuar: 19/07/2019 - 11:48

Dy persona janë arrestuar ndërsa dy të tjerë janë proceduar penalisht për veprën penale “Dh

Postuar: 19/07/2019 - 11:20

Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar ka nisur protesta para Kryeministrisë e aktivistëve të pakicav