Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Dy super-grabitjet e fundit në Rinas, autoritetet shqiptare marrin vendimin e rëndësishëm për aeroportin

Postuar: 17/07/2019 - 15:35

Brenda verës pritet të ndryshojë menaxhimi i sigurisë në aeroportin e Rinasit. Kompanisë ICTS i ka skaduar afati i licencës, ndërkohe që autoritetet shqiptare nuk ia kane rinovuar atë. E informuar për këtë heshtje shoqëria koncensionare e aeroportit Nene Tereza ka zhvilluar një tender ndërkombëtar për kontraktimin e një kompanie sigurie.

Rezultatet e tenderit nuk janë publikuar ende por mësohet se javës tjetër pritet ardhja nga jashtë e përfaqësuesve të lartë të koncensionarit, të cilët do të merren direkt me procedurat e menaxhimit të sigurisë në aeroportin e Rinasit.
 
ICTS kishte një kontratë afatgjatë për garantimin e sigurisë në aeroportin e Rinasit, por në kushtet e skadimit të licencës, nuk mund ta ushtrojë dot këtë aktivitet.
 
Si motiv kryesor i mos rinovimit janë dy grabitjet e ndodhura pistën e aeroportit ku nën kërcënimin e armëve u morën miliona euro, pjesë të sasive të parave që bankat depozitonin jashtë shtetit. ICTS Albania ka qenë e kontraktuar që në vitin 2005m për ofrimin e shërbimit të sigurisë në aeroportin e Rinasit.
 
Sipas dokumenteve të tenderit, kompania që do menaxhojë  sigurinë në Rinas duhet të merret me- Kontrollin e pasagjerëve dhe bagazheve të dorës, dokumenteve të udhëtimit, skanimin e bagazheve, ngarkim-shkarkimin  e mallrave dhe postës, kontrollin e automjeteve në aeroport. Po  ashtu duhet të bëjë ruajtjen dhe patrullimin e perimetrit të aeroportit dhe zonave të brendshme si monitorimin përmes sistemeve të sigurisë. Afati i kontratës është 5 vjet dhe zbatimi nis në verën e 2019.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/08/2019 - 22:50

Gazetarja Klodiana Lala foli në lidhje me dosjen 184, në të cilën shfaqen zyrtarë të lartë të shtetit duke biseduar për shit-blerje votash në Dibër, për zgjedhjet e mbajtura më 2016.

Postuar: 23/08/2019 - 22:38

Ministria e Mbrojtjes thotë se prej dy ditësh po luftohet me flakët në kurorën e gjelbër të Shëng

Postuar: 23/08/2019 - 21:42

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në zonën e "Unazës së Re&

Postuar: 23/08/2019 - 21:40

Mesa duket temperaturave të larta, erërave të nxehta dhe vapës ekstreme do t’i vijë fundi.

Postuar: 23/08/2019 - 21:20

Është riaktivizuar para disa orësh vatra e zjarrit një malin e Shëngjinit.

Postuar: 23/08/2019 - 20:38

Në Shëngjin flakët e kanë marrë seriozisht dhe nuk kanë ndërmend që të ndalen, që prej mbrëmjes