BREAKING NEWS

Shënohen 124 raste të reja me koronavirus në Shqipëri në 24 orët e fundit

Shënohen 124 raste të reja me koronavirus në Shqipëri
x

Aktualitet

Dy vatra të reja me COVID-19 në Elbasan, infektohet anëtari i Dhomës së Avokatisë (Detajet)

Dy vatra të reja me COVID-19 në Elbasan, infektohet anëtari i

Shtatë raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar ditën e sotme në qytetin e Elbasanit. Një ndër të infektuarit është edhe një 60-vjeçar, anëtar i Dhomës së Avokatisë në Elbasan.

Sipas të dhënave, dy prej shtatë rasteve të konfirmuara janë vatra të reja ndërsa 4 rastet e tjera janë kontakte të mëparshme.

Gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë kanë ndërruar jetë 4 persona, ndërsa 120 raste të reja janë infektuar. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, aktualisht në spital po trajtohen 119 pacientë.