
Menjëherë pas ceremonisë së betimit, Biden bën lëvizjen e parë si President i SHBA-ve: Nuk duhet të humbasim kohë!

Dy vrasjet e bujshme që tronditën Elbasanin, blindohet gjykata nga forcat e shumta, merret vendimi për autorët e dyshuar

Shkruar nga SOT.COM.AL 10 Gusht 2020

Vendoset burg pa afat për Xhuljano Hoxhën 29-vjeç dhe Euglen Halilin 23-vjeç. Gjykata e Elbasanit ka vendosur “burg pa afat” , të rinjtë janë të dyshuar për përfshirjen e tyre në ngjarjet kriminale që kanë ndodhur në javët e fundit në qytetin e Elbasanit.
Konkretish bëhet fjalë për masakrimin me thika të 23 vjeçarit Regis Runaj në afërsi të varrezave të qytetit, duke e qëlluar plot 27 herë, pas një konflikti që sipas policisë ka ndodhur pas konsumimit të lëndëve narkotike.
Po ashtu nga hetimet rezulton se këta dy shtetas janë të përfshirë edhe në vrasjen e Emiljano Ramazanit, pasi nga provat e grumbulluara rezulton se të dy këta shtetas kanë ndjekur dhe kontrolluar lëvizjet e viktimës.Po nga hetimet rezulton se dy të rinjtë Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili këto ngjarje i kanë kryer kundrejt pagesës nga persona të tjerë, për të cilët vijon puna intensive për dokumentimin e rasteve.
Në pretencën para trupit gjykues prokurori Kreshnik Ajazi kërkoi masën e arrestit me burg për dy të ndaluarit duke paraqitur prova ligjore që i implikon në vrasjet atë të Emiljano Ramazanit, por dhe Regis Runaj. Pavarësisht mbrojtjes së avokatit Blendi Himci në fund gjyqtarja Pajtime Fetahu vendosi të lërë në burg pa afat dy të rinjtë.
Kujtojmë se gjatë periudhës hetimore, grupi hetimor gjeti dhe sekuestroi prova shkencore që provojnë autorësinë e ngjarjejeve. Ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestruar një motomjet, në të cilin u gjetën njolla gjaku, të cilat pas egzaminimit në laboratorin shkencor rezultuan se i përkasin viktimës Regis Runajsi dhe një shumë eurosh dhe prova të tjera ligjore.
Gjithashtu kamerat e sigurise në biznese dhe qytet kanë faktuar përndjekjen që dy autorët i kanë bërë prej disa ditësh 39 vjeçarit Emiljano Ramazani. Ndërsa polumbaret para dy ditësh gjetën armën në rrjedhën e lumit Shkumbin. Ato janë dërguar në një laborator në Tiranë dhe pritet dalja e përgjigjeve nëse kanë lidhje me ekzekutimet e mësipërme apo jo.
Më të lexuarat


Aleati i Bashës ‘këput’ disa gafa në pak minuta, juristi Romeo Kara nxjerr videon që është bërë virale në rrjet

Iu sekuestruan pasuri me vlerë 5 milionë euro, zbardhen emrat kush janë dy vëllezërit e akuzuar nga Prokuroria

Tronditëse/ 33-vjeçarja shqiptare abuzoi seksualisht nga i njohuri i saj, zbardhen detajet e tmerrshme

Donald Trump largohet nga Shtëpia e Bardhë, Artan Hoxha nxjerr foton që po ‘thyen’ rrjetin

Aksion blic në Tiranë/ Pastronin paratë e drogës me fajde, sekuestrohen 5 mln euro të vëllezërve binjakë

E PAPRITUR/ Policia e Tiranës dorëzon në Prokurori kërkesën e rëndësishme për 21 janarin

Ultimatumi i SHBA-së për ‘’dosjet e nxehta’’, ja kur e nis punën Gjykata Kushtetuese

Përditësimi/ Ministria e Shëndetësisë tregon sa persona humbën jetën nga Covid-19 në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin, ja sa raste të reja me COVID-19 janë shënuar 24 orët e fundit në Shqipëri

Njoftim i RËNDËSISHËM për të gjithë ju që keni një makinë në shtëpi! Gonxhe tregon se kur do të nisë kolaudimi i makinave
