BREAKING NEWS

Florian Marku bën krenar shqiptarët, luftëtari kuqezi shkruan historinë

Florian Marku bën krenar shqiptarët, luftëtari kuqezi shkruan
x
BREAKING NEWS

Berisha bën deklaratën e papritur: Kam kërkuar shpalljen non grata të George Soros

Berisha bën deklaratën e papritur: Kam kërkuar shpalljen non
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama intervistë për Zërin e Amerikës, flet për marrëdhëniet me Kosovën: Kemi një divergjencë, por...

Kryeministri Rama intervistë për Zërin e Amerikës, flet
x
BREAKING NEWS

Bilanc tragjik në 24 orë, MSH jep të dhënat e fundit epidemiologjike: Ja sa të infektuar janë regjistruar në vend, 26 pacientë në gjendje të rëndë

Bilanc tragjik në 24 orë, MSH jep të dhënat e fundit
x
BREAKING NEWS

Çfarë pritet? PD mbledh sot grupin parlamentar

Çfarë pritet? PD mbledh sot grupin parlamentar
x
BREAKING NEWS

Dënimi i Adriatik Llallës/ Reagon për herë të parë Edi Rama dhe flet për mediat franceze nga Nju Jorku: Po bëjmë luftë të hapur kundër ...

Dënimi i Adriatik Llallës/ Reagon për herë të parë
x
BREAKING NEWS

SHBA 2 mesazhe vdekjeprurëse, rihapet “Gërdeci” dhe bien kambanat për Shkëlzen Berishën, Yuri Kim vjen me porosi të qarta nga Uashingtoni dhe vulos fundin tragjik të Sali Berishës

SHBA 2 mesazhe vdekjeprurëse, rihapet “Gërdeci” dhe bien
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Pas Llallës fshihen Meta dhe Berisha, dënimi i ish-kryeprokurorit kambanë alarmi edhe për ta, po shkohet tek të paprekshmit

Romeo Kara: Pas Llallës fshihen Meta dhe Berisha, dënimi i
x

Aktualitet

Dyshime për afera me ndërtimin e shkollave të reja në Durrës, si u prishën godinat që nuk kishin dëmtime, hetime edhe nga BE

Dyshime për afera me ndërtimin e shkollave të reja në

Procesi i rindërtimit sidomos ai për institucionet arsimore në Shqipëri vishet me hije skandali. Edhe pse qeveria trumbeton me të madhe se dy nga arritjet e saj më të mëdha gjatë dy viteve të fundit janë vaksinimi i popullatës dhe përfundimi i procesit të rindërtimit, duket se për këtë të fundit ora ka ngecur në vend. Prej disa kohësh në vend po qarkullojnë zëra dhe madje janë hedhur dyshime për afera me ndërtimin e shkollave të reja në Durrës, për shkak se janë prishur godinat që nuk kishin dëmtime, veprime dhe vendime këto që kanë detyruar Bashkimin Europian që të nisë hetime.

Ja si u prishën godinat që nuk kishin dëmtime

Kështu, një raport paraprak i Kontrollit të Lartë të Shtetit i konsideron të pabaza akt-ekspertizat për prishjen e 7 objekteve arsimore në Durrës dhe rikonstruksionin e 4 të tjerave – pjesë e listës së miratuar nga Komiteti Shtetëror i Rindërtimit për t’u financuar nga programi “BE për Shkollat”. Pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit 2019, me qindra godina u shënjuan me kryqe të kuqe në qytetin e Durrësit, por gjimnazi “Naim Frashëri” ia doli të rihapte dyert për qindra nxënës. I ndodhur mes stadiumit “Niko Dovana” dhe spitalit rajonal të Durrësit, gjimnazi “Naim Frashëri” iu rikthye procesit mësimor më 9 dhjetor, pasi një grup i parë ekspertësh e vlerësoi atë si të padëmtuar në strukturë. Në dhjetor 2019, ekspertët shkuan sërish në godinën e shkollës dhe kontaktuan dëme të lehta të shkallës së dytë, por e klasifikuan atë “të gjelbër/të banueshme”. Mësimi u zhvillua normalisht deri në mars 2020, kur dyert e “Naim Frashërit” u mbyllën sërish si pasojë e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19. Megjithatë, në mënyrë të papritur në fund të muajit prill, Bashkia e Durrësit i kërkoi Komitetit Shtetëror të Rindërtimit që ta përfshinte godinën në planet e afërta për rindërtim. Gjimnazi “Naim Frashëri” është një nga 11 godinat arsimore të Bashkisë së Durrësit që Komiteti Shtetëror i Rindërtimit vendosi t’i bënte pjesë të fazës së dytë të programit “BE për Shkollat” –i financuar nga Bashkimi Europian në kuadër të ndihmës financiare për rimëkëmbjen e Shqipërisë nga pasojat e tërmetit. Por një raport paraprak i Kontrollit të Lartë të Shtetit, të cilin BIRN e disponon, ngre pikëpyetje serioze nëse këto godina arsimore u dëmtuan vërtet nga tërmeti –ndërsa vlerëson se Bashkia e Durrësit dhe Instituti i Ndërtimit shkelën kuadrin ligjor gjatë procesit të vlerësimit të dëmeve.

Rindërtimi, hetime edhe nga BE

Por KLSH akuzon gjithashtu Institutin e Ndërtimit se në kushtet e konfliktit të interesit, kreu edhe akt-ekspertizat e thelluara, edhe oponencën e tyre –duke sugjeruar prishjen e 7 godinave dhe rikonstruksionin e 4 të tjerave, pa kryer më parë një vlerësim të kostove për ndërhyrjet. I pyetur rreth konkluzioneve të Kontrollit të Lartë i Shtetit, Delegacioni i Bashkimit Europian u përgjigj se nuk ishte njohur ende me to, por shpresonte të merrte draftin përfundimtar, të cilin tha se “do ta analizojmë me kujdes”. Delegacioni i BE-së shtoi gjithashtu se programi “BE për Shkollat” varet nga vlerësimi i dëmeve që kryen qeveria e Shqipërisë, ndërsa vendimet merren nga Komiteti Shtetëror për Rindërtimin.