BREAKING NEWS

Vdekja e mistershme e 4 turistëve rusë në Qerret të Kavajës, zbardhet dosja e Prokurorisë: Çfarë u zbulua nga pamjet filmike dhe këqyrja e pishinës

Vdekja e mistershme e 4 turistëve rusë në Qerret të
x
BREAKING NEWS

Super-operacioni anti-drogë i SPAK/ Zbardhen emrat e policëve të arrestuar, nga nënkomisari deri tek kryeinspektori. SHÇBA-ja zbulon detajet (EMRAT)

Super-operacioni anti-drogë i SPAK/ Zbardhen emrat e policëve të
x
BREAKING NEWS

Pse hesht Ilir Meta? Ish-kreu i SHISH Fatos Klosi tregon pse është i shqetësuar presidenti: Ndodhet në një pozitë të vështirë, pritet...

Pse hesht Ilir Meta? Ish-kreu i SHISH Fatos Klosi tregon pse është i
x
BREAKING NEWS

Dhunohet kryetari i bashkisë në Vlorë, dalin dyshimet e para, vihet në pranga një 57-vjeçar (DETAJE)

Dhunohet kryetari i bashkisë në Vlorë, dalin dyshimet e para,
x
BREAKING NEWS

Prapaskenat si vetingu do burgosë pushtetarët, pas zbulimit të pasurive korruptive nis menjëherë ndjekja penale, 223 politikanë në lupën e SPAK

Prapaskenat si vetingu do burgosë pushtetarët, pas zbulimit të
x
BREAKING NEWS

Luftë e ashpër në PD, Basha i prerë se beteja e Berishës është e humbur, akuzon ithtarët e ish-kryeministrit se u pasuruan kur ishin në pushtet

Luftë e ashpër në PD, Basha i prerë se beteja e
x
BREAKING NEWS

Integrimi i Shqipërisë në BE, ambasadorja Yuri Kim del me reagimin e rëndësishëm: Të nisin negociatat pa vonesa!

Integrimi i Shqipërisë në BE, ambasadorja Yuri Kim del me
x

Aktualitet

Dyshohet se ndihmoi biznesmenin turk të kriptomonedhave, arrestohet nga policia 34-vjeçari, ja si autoritetet ranë në gjurmët e tij

Dyshohet se ndihmoi biznesmenin turk të kriptomonedhave, arrestohet nga

Policia ka arrestuar dje një 36-vjeçar pasi dyshohet se ka ndihmuar shtetasin turk Fatih Ozer të strehohet në vendin tonë, ndërkohë që është ndër personat më të kërkuar nga policia turke. Policia ka njoftuar se ka finalizuar dje operacionin e koduar “Gjurma”, duke arrestuar shtetasin, Edevaldo Haxhiu për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Mashtrimi kompjuterik”. Pas një hetimi të nisur disa muaj më parë nga autoritetet ligjzbatuese turke dhe pas veprimeve hetimore të ndërmarra, Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë është ndaluar 36-vjeçari Haxhiu. Autoritetet dyshojnë se disa shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer veprime me qëllim ngritjen e një skeme të mashtrimit nëpërmjet krijimit dhe shitjes së monedhave virtuale nëpërmjet platformave të krijuara për këtë qëllim, duke rezultuar në mashtrimin e një numri të madh shtetasish të huaj (deri më tani). Gjithashtu, nga informacionet e marra, vlera e mashtrimit që biznesmeni turk Fatih Ozer ka kryer si autori kryesor i kësaj vepre është rreth 2 miliardë dollarë. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ka dyshime të forta dhe të arsyeshme se Haxhiu ka kryer veprime aktive, me qëllim që të ndihmonte Ozer për t’iu shmangur organeve ligjzbatuese, duke e transportuar dhe e fshehur atë. Aktualisht po punohet për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal, evidentimin e personave të tjerë të implikuar në këtë skemë kriminale dhe vendosjen e tyre përpara drejtësisë. Edevaldo Haxhiu, është i dyshuari kryesor në hetim dhe u kap nga policia e Tiranës në orën 00:30 të ditës së djeshme, sipas mediave turke. 36-vjeçari, i cili u zbulua se udhëtonte brenda dhe jashtë Turqisë shpesh, u kap në regjistra ndërsa hynte në hotel ku ndihmoi të arratisurin Ozer. Mësohet se Edevaldo Haxhiu nuk ka folur në hetimin policor dhe nuk i ka pranuar akuzat, duke thënë se nuk e njihte Fatih Ozerin. Më tej ai argumentoi se akuzat se ai ndihmoi Ozerin e arratisur nuk ishin të vërteta.

Hetimet në Turqi

Zyra e Kryeprokurorit Publik të Turqisë nisi një hetim më 22 prill, pas një raporti zbuloi se përdoruesit nuk mund të hynin në llogaritë e tyre në shkëmbimin e parave kripto Thodex dhe se pronari i kompanisë Faruk Fatih Ozer, iku jashtë vendit. Në këtë kontekst, u vërtetua me dokumente dhe regjistrime zyrtare se i dyshuari, pronari i kompanisë, Faruk Fatih Özer, u arratis jashtë vendit më 20 prill dhe u përcaktua se nuk kishte aktivitet në adresat zyrtare të kompanisë.

Urdhër arresti u lëshua për 82 të dyshuar, përfshirë Ozer, për të cilët u lëshua një urdhër arresti ndërkombëtar. 81 të dyshuar u kapën në operacionin e organizuar në 8 provinca me bazë në Stamboll. 6 prej tyre, përfshirë vëllain e Faruk Fatih Özer, Güven Özer dhe vëllain e tij Serap Özer, u arrestuan. Ndërkohë autoritet shqiptare janë duke hetuar nëse biznesmeni turk ndodhet akoma në vendin tonë.