BREAKING NEWS

“Pa koment”,Rama poston foton nga takimi i Bashës dhe jep mesazhin e fortë

“Pa koment”,Rama poston foton nga takimi i Bashës dhe jep
x

Aktualitet

Dyshohet se vranë 43-vjeçarin në Greqi, arrestohen 2 të rinj në Korçë, në Lezhë prangoset 46-vjeçari i dënuar në Itali për grup kriminal

Dyshohet se vranë 43-vjeçarin në Greqi, arrestohen 2 të

Dy autorët e dyshuar për një vrasje të ndodhur në maj të vitit që shkoi në Selanik, janë vënë dje në pranga. Bëhet fjalë për personat e identifikuar si O. Xh. dhe M. G., të cilët rreth një vit më parë, në bashkëpunim me R. T., dyshohet të kenë vrarë me thikë në Selanik të Greqisë, një 43-vjeçar nga Korça. Për këtë ngjarje policia jep detaje se bashkëpunëtori në krim R. T., është arrestuar më herët nga autoritetet greke. Ndërsa dy të rinjtë që u arrestuan dje rezultojnë të dënuar më parë për vjedhje. Nuk dihet ende nëse ka autorë të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje, për këtë arsye hetimet janë duke vijuar. Sakaq theksojmë se ndaj të arrestuarve, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vrasja me dashje” kryer në bashkëpunim. “Strukturat policore në DVP Korçë, me mbështetjen e strukturave hetimore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë Korçë, në vijim të hetimeve disamujore të kryera për dokumentimin me prova ligjore të ngjarjes së ndodhur më datë 18.05.2020, në Selanik, Greqi, ku pas një konflikti të çastit mbeti i vrarë 43-vjeçari S. D., nga Korça, finalizuan operacionin policor të koduar “Radaneci 2021”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve O. Xh., 24 vjeç dhe M. G., 32 vjeç, banues në Korçë (të dy të dënuar më parë për vjedhje). Këta shtetas, në bashkëpunim mes tyre, pas një konflikti të çastit, kanë vrarë me mjet të mprehtë (thikë), në Selanik, shtetasin S. D”, thuhet në njoftimin për shtyp nga policia. Ndër të tjera policia njofton se arrestimi i të rinjve lidhur me këtë ngjarje të rëndë është bërë në kuadër të operacionit të koduar “Radaneci 2021”. Ky operacion është kryer nga strukturat policore të DVP Korçë, me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë. Ndërsa, materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.
Në Lezhë prangoset 46-vjeçari i dënuar në Itali
Gjatë ditës së djeshme policia ka bërë të mundur edhe arrestimin e 46-vjeçari në Lezhë, i cili ka qenë në kërkim ndërkombëtar, për disa vepra të rënda penale, mes të cilave ajo më kryesorja përfshirja në një grup kriminal. Ndër të tjera policia jep detaje se ndaj tij togat e zeza të Firences kanë vendosur 11 vite e 7 muaj burgim. Tashmë 46-vjeçari i arrestuar pritet të ekstradohet drejt Italisë ku do të japë llogari lidhur me pesë vepra të rënda penale. “Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim dhe me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit: Ermir Lekstakaj, 46 vjeç, banues në fshatin Balldre, Lezhë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Firences/ Itali e ka dënuar me 11 vite e 7 muaj burgim, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Pjesëmarrje në grup kriminal “, “Plagosja”, “Rrëmbim personi” dhe “Kundërshtim i punonjësit të Policisë ” parashikuar nga Kodi Penal italian”, deklaron policia.