Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

E akuzojnë si 'bosin e mafias shqiptare' në burgjet greke, Kledian Lekocaj bën reagimin që nuk pritej

Postuar: 24/04/2019 - 19:24

Kledian Lekocaj i ashtuquajturi “Mafiozi i burgjeve”, i akuzuar për përfshirje në vrasjen e  Zafiropoulos i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat.

Në një bisedë telefonike ai është shprehur se nuk është personi që të gjithë pretendojnë. Lekocaj tha se është vetëm një hajdut xhepash.

“Nuk jam ai që thonë, por jam një i dënuar për vjedhje xhepash dhe për lende narkotike. Për këto jam dënuar 26.7 vite burg, ku ndodhem brenda qe nga viti 2006. Gjatë kësaj kohe akuzohem për tre plagosje me armë dhe për këto te tre plagosje dola i pafajshëm. Por ajo qe desha të them është se këtu duan te me ngarkojnë gjera qe si kam bere. Pak kohe me parë ne televizor u fol për përgjimet duke me akuzuar mua si autorin, po te me japin mua zërin e përgjimeve ju them unë se kush i bën ato. Greku që u vra pak kohë më parë donte të më helmonte mua, këtu vrasjet bëhen tjetër për tjetër. Bardhylin e vranë me helm pasi nuk donte të më akuzonte mua për gjera qe nuk i kisha bere. Ai u helmua nga një shqiptar qe rinte bashke me te njëjtën qeli, ndërsa gardianet thonë se ai vetëvarur, pra ishte shoku i dhomës që e helmoi, nuk e preku me dorë kur po e çonin ne spital këtë e kuptova si nje hajdut xhepash di edhe psikologjinë e tjetrit, kur kryen vepra te tilla. Po si ka mundësi qe një i vetvarur te ece 500 metra nga qelia e tij, dhe te mos ketë shenja ne trup. kur e cuan në spital atij po i dilte gjak nga goja dhe ishte ende gjallë. Të gjitha këto i bën që të më akuzojnë mua se unë e vrava Arben Bakon. Pas disa ditësh do te paraqitem para trupit gjykues dhe ende nuk me kane sjellur avokat. Është avokati Xhovola që më hëngri 7 mijë euro dhe tani duan te ma akuzojnë për vrasjen e Zafiropulos për një vrasje, për këto detyruan Bardhylin që të më akuzonte po ai nuk pranoi  dhe me pas e vranë…"

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/08/2019 - 23:15

Policia ka dhënë informacion paraprak lidhur me flakët që kanë përfshirë pikën e karburantit në superstradën Lezhë-Laç.  Ajo njofton se nga shpërthimi janë lënduar 6 persona, njëri prej të cilëve është nisur drej

Postuar: 24/08/2019 - 22:46

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme një pikë karburanti në superstradën Lezhë-Laç.

Postuar: 24/08/2019 - 21:24

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pak më parë në katin e 13-të një pallati te Rruga e Burgut.

Postuar: 24/08/2019 - 20:51

Një turist çek është rrëzuar rreth orës 19:00 të pasdites së sotme teksa po udhëtonte me motor ba

Postuar: 24/08/2019 - 20:33

Rreth orës 19:00, një grup turistësh çekë, po përshkonin me motor rrugën malore mbi fshatin Rinas

Postuar: 24/08/2019 - 19:59

Policia greke ka arrestuar mbrëmë katër shqiptarë të cilët rrëmbyen bashkëkombësin e tyre 31 vjeç