Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

E arrestoi për herë të parë Balilin, ish-drejtuesi i Policisë hedh akuzat e rënda: Çfarë i ka garantuar Ardi Veliu “Eskobarit të Ballkanit”

Postuar: 18/01/2019 - 13:45

Ish-drejtuesi në Policinë e Shtetit Emri Vata, i cili ka qenë personi që ka arrestuar Klement Balilin në vitin 2006, ka qenë i ftuar në studion e lajmeve në Fax News. Vata u shpreh se në rastin e dorëzimit nga ana e Balilit nuk ka asnjë operacion policor të sofistikuar, dhe ai ka marrë garanci pas mbylljes së procesit hetimor. Sipas Vatës Balili nuk ka pasur asnjë presion për tu vetëdorëzuar, pasi ky proces ndodh zakonisht në kushtet e flagrancës, ndërsa e ka cilësuar të tepruar shoqërimin e tij nga ana e Ardi Veliut.

“Vetëdorëzimi është një praktikë e njohur, po në këtë rast nuk mund të quhet më i tillë pasi ka kaluar një periudhë shumë e madhe kohore. Vetëdorëzimi kryhet në kushtet e flagrancës. Në rastin e Balilit është vetëdorëzim në letër, është detyrë e policisë për t’i kapur personat e shpallur në kërkim. Policia në rastin Balili është anashkaluar. Çdo person që është në kërkim, dhe e mbush mendjen për tu dorëzuar, nuk ka më rol policia në këtë rast.

Nëse flasim për gjendjen ku ndodhet sot Shqipëria, ka plot organizata kriminale që operojnë në vend, që kanë lidhje me parlamentarët. Policia ka procedura të duhura, nuk mund të futet në rolin e negociatorit kreu i Policisë së Shtetit. Ja një ditë një kriminel që kërkon ta shoqërojë kryeministri?

Shoqërimi nga Ardi Veliu ngre pikëpyetje të mëdha për funksionimin e shtetit, sa kohë që dhe vetë personi e ka pranuar që ka qëndruar për tre vite në vendet më të populluara dhe nuk është kapur. Nëse do ishin zgjatur afatet e hetimit ai sërish nuk do të dorëzohej. Këtij personi nuk i rrezikohej jeta, pasi çdo veprim i policisë është i kontrolluar, nuk e kemi luksin që çdo kriminel të ketë një shoqërim të tillë. Ky nuk është aksion  është një paraqitje e personit pranë organeve të drejtësisë.

Arrestimi i Balilit në vitin 2006 ka qenë një zbatim i urdhrit të gjykatës, në sajë të hetimeve disamujore nga ana e prokurorisë. Ky i sotmi theksoj që nuk mund të quhet operacion. Si është gjendja e kriminalitetit sot në vend nuk ka nevojë që ta themi ne në studio. Nuk është puna e policisë që të merret me peshkimin apo gjuetinë e paligjshme, policia është një organizatë që duhet të garantojë sigurinë e qytetarëve.

Rasti Balili është fryrë aq shumë për të tërhequr vëmendjen nga çështje të tjera. Ka shumë elementë të tjerë kriminalë që duhet të jenë përpara drejtësisë. Është e dhimbshme të mendosh që grupe kriminale përcaktojnë sot qeverisjen e vendit.

Ka shumë pikëpyetje që lidhen me negociatat e Veliut, nëse prokuroria do ta kërkojë do të zbardhet patjetër biseda e bërë mes drejtuesit të policisë së shtetit dhe Balilit. Ajo që është më shqetësuese se shoqërimi nga Veliu është ajo që atij i është garantuar”, u shpreh Vata.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/02/2019 - 23:14

Policia greke ka publikuar ditën e sotme fotot dhe inicialet e dy shqiptarëve të dyshuar për vrasjen e biznesmenit Aleksandros Stamatiadis, më 2 prill të 2018-ës.
 

Postuar: 15/02/2019 - 22:49

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se policia ka kërkuar që qytetarët të mos bllokojnë Rrugën &l

Postuar: 15/02/2019 - 22:44

Patosi u trondit këtë mbrëmje nga të shtënat me armë zjarri, ku shënjestër ka qenë një 52-vjeça

Postuar: 15/02/2019 - 22:35

Policia është duke hetuar në një pistë tjetër lidhur me vrasjen një ditë më parë të 49-vjeçares

Postuar: 15/02/2019 - 22:20

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur disa minuta më parë në Patos të Fierit, ku një 53-vjeçar është

Postuar: 15/02/2019 - 22:05

Një 53-vjeçar është qëlluar më armë zjarri dy herë në gjoks mbrëmjen e sotme.

Postuar: 15/02/2019 - 21:58

Një aksident tragjik ndodhi para disa ditësh në qendër të qytetit të Kavajës, përballë Prokuror