BREAKING NEWS

“Rama përfundon në burg nëse...”, Spartak Ngjela nxjerr skenarin tronditës, zbulon kush e ka ‘fundosur’ Ilir Metën

“Rama përfundon në burg nëse...”, Spartak Ngjela
x

Aktualitet

“E bëri bota e krimit të organizuar?”, Artan Hoxha nxjerr detaje: I dhanë eskortë dhe mjet të blinduar

“E bëri bota e krimit të organizuar?”, Artan Hoxha nxjerr

Gazetari investigativ Artan Hoxha tha se në muajin mars të 2018 autoritetet kishin frikë se objekt i sulmit mund të kishte dhe Baba Mondi.

 

“Para se të ndodhte ngjarja e 22 marsit, në janar 2018 sigurohet një informacion sipas të cilit një target objektiv për tu sulmuar ishte, kreu i kryegjyshatës Baba Mondi. Në janar Baba Mondit i është dhënë eskortë, mjet i blinduar dhe ka qenë në ruajtje nga Policia e Shtetit, pikërisht prej këtij informacioni. Struktura të shërbimeve sekrete të Iranit kishin si një nga objektivat kreun e Kryegjyshatës botëror baba Mondin. Sesi do të shisnin ata, a sikur e vrau MEKU, a bëri bota e krimit të organizuar kjo është tjetër gjë, por ky ka qenë informacioni dhe prandaj policia e shtetit mori në mbrojtje Baba Mondin. Më pas më 22 mars të 2018 ditën e Sulltan Novruzit ata që u paraqitën si gazetarë në fakt ishin dy operativë të shërbimeve sekrete iraniane. Ata kërkuan përmes lidhjeve të tyre në Shqipëri, lidhjeve legale të siguronin leje për të hyrë tek kryegjyshata. Nga Irani për të hyrë në Shqipëri duhet vizë”, tha Hoxha në Opinion.