Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme në Shqipëri: Ju tregoj se çfarë do të ndodhë pas 10 ditësh në Tiranë

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

E dhunonte sistematikisht burri, nëna e dy fëmijëve ndërmerr aktin ekstrem

E dhunonte sistematikisht burri, nëna e dy fëmijëve ndërmerr

Një 34-vjeçarja në lagjen Kombinat të Poliçanit ka tentuar t’i jap fund jetës duke pirë pesticide helmuese.

Nga raportimet e para mësohet se 34-vjeçarja prej kohësh kishte rënë pre e një dhune sistematike nga i shoqi, madje edhe në sy të fëmijëve.

Për shkak të dhunës në familje, mësohet se gruaja ka qënë e pajisur një vit më parë me “urdhër mbrojtje” dhe më pas është ribashkuar sërish me bashkëshortin e saj. Gruaja është gjetur e shtrirë pa ndjenja në dyshemenë e dhomës së gjumit nga fëmijët, që kanë njoftuar për ndihmë komshinjtë dhe më pas policinë. Ajo është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit, por për shkak të gjendjes së rëndë mjekët e kanë transportuar me urgjencë drejt Tiranës.