Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

E diela me temperatura përvëluese, por moti do të bëjë kthesën e madhe javën në vijim

Postuar: 16/06/2019 - 08:47

Dita e sotme është parashikuar me temperatura të larta në të gjithë vendin.
 
Sipas meteoalb, pas të dielës, java nis me temperatura më të freskëta, madje në disa zona do të ketë edhe reshje shirash.
 
“DITЁ MЁ TЁ FRESKЁTA PAS SЁ DIELЁS: e diela, vijon me kthjellime deri pasdite kur vranësira lokale zhvillohen në Veri dhe zonat Lindore duke sjellë rrebeshe të shkurtra shiu dhe stuhi të izoluara breshëri por mbeten kryesisht të kthjellëta zonat Perëndimore. Nga e hëna dhe në vijim deri të premten do të ketë kthjellime e vranësira kalimtare gjatë paraditeve dhe mbrëmjeve por vranësirat zhvillohen gjatë pasditeve duke sjellë edhe rrebeshe shiu në zonat malore; në zonat Perëndimore pritet shi, vetëm në zona të izoluara.
 
Temperaturat janë ngjitur SOT në 38°C në Koplik, Shkodër, Lezhë por vlera më të larta janë shënuar SOT në zonat Jugore si Berati me 38.4°C dhe Gjirokastra me 38.7°C. Po ashtu, zonat malore kanë shënuar SOT nga 31.5°C Korca deri në 35.3°C në Verilindje (Kukësi). Mesdita e së dielës, sjell një rënie me të paktën 3°C duke ulur MAX në territori në 35°C; rënie më e ndjeshme pritet në zonat Lindore. Temperaturat, nga e hëna deri të enjten do të jenë të paktën 3-4°C më të freskëta krahasuar me këtë fundjavë por sërish pas të premtes, temperaturat rriten në të gjithë Shqipërinë”, sqaron meteoalb.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/07/2019 - 10:47

Kontrollet e shumta edhe në institucionet e vuajtjes së dënimit, kanë zbuluar paligjshmëri në mesin e të dënuarve.

Postuar: 18/07/2019 - 10:37

Shkarkohet nga detyra gjyqtari i Tiranës, Ilir Mustafaj, njëherazi dhe pedagog, i cili kandidonte

Postuar: 18/07/2019 - 10:28

Policia e Vlorës njofton se ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Velçë”, duk

Postuar: 18/07/2019 - 09:57

Një aksident raportohet të ketë ndodhur në Lezhë orët e para të mëngjesit të sotëm.

Postuar: 18/07/2019 - 09:47

Një nga shkaktarët kryesorë të aksidenteve në rrugë, është tejkalimi i shpejtësisë gjatë drejtimi

Postuar: 18/07/2019 - 09:35

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra drejtuesin e Prokurorisë së Vlorës, Ardian

Postuar: 18/07/2019 - 09:18

Nëse dëshironi të aplikoni për një vizë turistike, ambasada amerikane ka një njoftim për ju.