BREAKING NEWS

Telefonata që i habiti të gjithë në studio! Zbulohet kush është modelja shqiptare që i ka marrë mendjen Silvio Berlusconit!

Telefonata që i habiti të gjithë në studio! Zbulohet kush
x

Aktualitet

E divorcuar dhe me sëmundje të rëndë, aktivistja tregon si ka arritur të përballojë vështirësitë: Punoja edhe natën në...

E divorcuar dhe me sëmundje të rëndë, aktivistja tregon si

Aktivistja, Nertila Haxhia, e cila tha se ka katër vite që është ndarë nga ish-bashkëshorti ka rrëfyer betejën e pamundur për të siguruar një strehë. Ajo tha në “Shqipëria Live” se ka patur një divorc të vështirë, por jo i shoqëruar me dhunë fizike.

“U largova nga shtëpia dhe mora prindërit e mi nga Lezha në Tiranë për të jetuar me mua e fëmijët. Si me prindin nuk ka, pasi kam patur një marrëdhënie të shkëlqyer me ta. Por duke qenë se kam edhe një vajzë, përgjegjësia tani është e imja”, tha Nertila.

Ajo shtoi se në asnjë moment nuk ka tentuar që të dalë të jetojë vetëm, edhe për shkak të problemeve me shëndetin.

“Të ardhurat e mia i kisha për shërimin tim dhe për mirëqenien e fëmijës. Bëra dy punë, një ditën dhe natën për të fituar sa më shumë para. Nëse do të kem një rikthim të sëmundjes, doja një garanci për vajzën time”, tha aktivistja.

Ajo shtoi se përveç se i duhej të përballonte vështirësitë që i dolën, i duhej edhe të sfidonte opinionin e publikut si një grua e divorcuar dhe nënë e vetme.

“Kisha një kosto morale. Unë kam punuar hostes dhe kam kënduar, vazhdoj ta bëj këtë të fundit. Por reagimi i shoqërisë dhe i njerëzve ishte i fortë e më thoshin: ‘të lutem largohu, është e pamundur të punosh aty’”, tregoi ajo.

Nertila tha se vijon e këndon, sigurisht duke respektuar masat e marra për parandalimin e Covid-19, në mënyrë që të ndihmojë gra të tjera që janë në nevojë.

Më të lexuarat