BREAKING NEWS

Partia Demokratike në zi, ndërron jetë funksionari demokrat, deputetja ndan lajmin e hidhur (EMRI+FOTO)

Partia Demokratike në zi, ndërron jetë funksionari demokrat,
x
BREAKING NEWS

Ja planet e dhunshme të Berishës për të marrë PD, skenar si në 1998 për të sulmuar selinë dhe larguar me forcë Bashën

Ja planet e dhunshme të Berishës për të marrë PD,
x
BREAKING NEWS

Ish-këshilltari i nxjerr të fshehtat Berishës, Grid Rroji: Franca po mbështet në prapavijë Saliun në luftën me SHBA, bashkë me Metën synojnë trazira

Ish-këshilltari i nxjerr të fshehtat Berishës, Grid Rroji: Franca
x
BREAKING NEWS

Rama fton Bashën të ulen në tryezë për vetingun në politikë, tregohet i gatshëm të dëshmojë në Komisionin Hetimor për 25 prillin

Rama fton Bashën të ulen në tryezë për vetingun në
x

Aktualitet

E frikshme se çfarë i gjen policia në banesë, lezhjani i rrezikshëm e pëson keq

E frikshme se çfarë i gjen policia në banesë, lezhjani i

Një 52-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Lezhë, pasi iu gjetën 2 granata dore. Sipas njoftimit të policisë, granatat në fjalë u gjetën në shtëpinë e 52-vjeçarit në fshatin Kallmet të Lezhës. Ata ishin me ndezës të montuar. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Lezhë/ Vijojnë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale. Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, vënë në pranga një shtetas që mbante në banesë dy granata luftarake me ndezës të montuar. Sekuestrohen 2 granata me ndezës të montuar.
Sherbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave që mbajnë sende të kundraligjshme, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, në fshatin Kallmet, Lezhë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit A.K. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan dy granata luftarake me ndezës të montuar.
Në përfundim të veprimeve, specialistët bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit” të shtetasit A.K., 52 vjeç, banues në fshatin Kallmet, Lezhë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme