BREAKING NEWS

Deklarata e fortë e ish-deputetit demokrat: I gatshëm të kandidoj për Bashkinë e Tiranës, ma ka kërkuar baza

Deklarata e fortë e ish-deputetit demokrat: I gatshëm të kandidoj
x
BREAKING NEWS

Tronditet tregu, bordi çon në stratosferë çmimin e naftës dhe benzinës

Tronditet tregu, bordi çon në stratosferë çmimin e
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? “Hyri për herë të fundit tek Avdylajt?”/ Zhdukja e Ervis Martinajt, RENEA zbarkon në këtë qytet

Çfarë po ndodh? “Hyri për herë të fundit tek
x
BREAKING NEWS

Kërcet arma në Shkodër

Kërcet arma në Shkodër
x
BREAKING NEWS

Kërkuan lirimin nga qelia, gjykata e Lartë merr vendimin për Lefter Kokën dhe tre zyrtarëve të tjerë të arrestuar për aferën e inceneratorëve

Kërkuan lirimin nga qelia, gjykata e Lartë merr vendimin për
x
BREAKING NEWS

“Nuk kemi më kriminelë që shtrijnë dorën me kallashnikov dhe vrasin gjysmën e lokalit”/ Eksperti i kriminalistikës bën paralajmërimin e fortë: Është rritur profesionalizmi, nga 2012 e deri tani...

“Nuk kemi më kriminelë që shtrijnë dorën me
x
BREAKING NEWS

“Bëhet për të tërhequr vëmendjen e Policisë së Shtetit”/ Ish-drejtuesi i policisë zbulon se kush i nxjerr fotot e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj

“Bëhet për të tërhequr vëmendjen e Policisë
x
BREAKING NEWS

“Fillimisht i japin makinën për...” Ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit zbulon si rekrutohen vrasësit me pagesë

“Fillimisht i japin makinën për...” Ish-drejtuesi i
x

Aktualitet

“E gjithë Shqipëria me videon e nuses me dashnorin”/ Mentor Kikia: Çfarë drame në 42 sekonda

“E gjithë Shqipëria me videon e nuses me dashnorin”/

Gazetari Mentor Kikia ka bërë një reagim të gjatë në lidhje me video që po qarkullon në rrjetet sociale, ku vjehrri dhe vjehrra kapin nusen me dashnorin në Librazhd.

REAGIMI

Besoj e dini se prej dy ditësh lajmi, apo videoja më e shikuar në Shqipëri, është një ajo e nuses nga Librazhdi që e kapi vjehrra me  dashnorin. Mediat online kishin thuajse të gjitha të njëjtët tituj:

“Vjehrri dhe vjehrra kapin ‘mat’ në krevat nusen e djalit me dashnorin”

“Vjehrri ‘kap mat’ nusen e djalit me dashnorin”

“Vjehrra kapin “mat” nusen e djalit me dashnorin në krevat”

Nuk ka një material më të koncentruar që të tregojë të gjithë Shqipërinë, shoqërinë tonë, në një kohë kaq të shkurtër, në vetëm 42 sekonda.

Në fakt çfarë ka ndodhur?

Djemtë shkojnë në emigrim. Ata vijnë, martohen, lënë gratë shtatzëna dhe ikin sërish. Vijnë, ikin, vijnë, ikin…herë njëherë në vit e herë më shumë. Kur vijnë, ndodh që gjejnë ndonjë fëmijë që nuk u del në llogari, ose dëgjojnë thashethemet e fisit dhe lagjes, se çfarë ka bërë gruaja kur ai nuk ka qenë në shtëpi. Dhe atëherë ai merr pushkën, vret gruan, dashnorin(apo atë të supozuarin), edhe fëmijën dhe veten në ndonjë rast.

Ka një mori krimesh që kanë për burim pikërisht këtë plagë të madhe sociale e morale. Kjo është Shqipëria, ajo ku jetesa është ende e varur në masë dërrmuese nga paratë e emigrimit.

Shpenzova pak kohë të shikoja qëndrimet e njerëzve mbi këtë ngjarje, të atyre që përbëjnë shoqërinë, atyre që janë edhe prokurorë, edhe gjykatës, edhe përmbarues vendimesh në të tilla raste. Ca akuzojnë gruan se nuk i ruan nderim burrit, ndërsa ai punon në kurbet. Të tjerë që akuzojnë burrin që ikën dhe gruan e lë vetëm, dhe atje kushedi se çfarë bën, ndërsa gruaja është njeri dhe ka nevojë edhe për burrin. Të tjerë që akuzojnë vjehrrin e vjehrrën që dhunuan nusen, e të tjerë që i japin të drejtë vjehrrës që mbron nderin e djalit nga nusja e përdalë…

Të gjithë duket sikur kanë të drejtë.

Në këtë rast, vjehrra dhe vjehrri u kujdesën që tradhtia të mos mbetej në kuadër fjalësh, por të dokumentohej, me dëshmitarë dhe me prova filmike, që nusja të mos kishte nga të luante. Dhe kjo është pjesa tjetër e shoqërisë shqiptare që gjendet në këtë video. Injoranca masive. Mendojeni pak skenën: Vjehrra me telefon që filmon për t’ia dërguar videon djalit, por pastaj ndërron mendje dhe ia dërgon më parë mediave online. Fisi i burrit që thërritet të jetë dëshmitar dhe mësyn në dhomën e mëkatit duke ulëritur. Mediat që publikojnë videon dhe pastaj i bëjnë thirrje policisë që të mbrojë nusen.

Çfarë drame në 42 sekonda.

Në fare pak kohë është drama e një populli, ku shfaqet varfëria ekonomike, që detyron burrat të emigrojnë për të mbajtur familjen dhe ku gratë duhet të presin tek dera kur burri të kthehet.

Shfaqet plaga sociale e shkatërrimit të familjes dhe njeriut, në të gjitha dimensionet.

Shfaqet injoranca masive e atyre që ishin në vendin e “skenës së krimit” dhe atyre që dalldisen për të parë një video me seks.

Shfaqet mungesa e profesionalizmit të mediave që lëshohen pas një vdeoje si skifterët e uritur pas një zogu të ngordhur.

Në vetëm 42 sekonda shfaqet një shoqëri e tërë, e degraduar deri në palcë.