BREAKING NEWS

‘Po pse u lodhe kaq shumë moj shoqe e vërtetë...’, zëdhënësi i Presidentit i përgjigjet “dhëmb për dhëmb” Etilda Gjonajt dhe bën kërcënimin e fortë për negociatat

‘Po pse u lodhe kaq shumë moj shoqe e vërtetë...’,
x

Aktualitet

E goditën me levë në kokë dhe e lanë të vdekur, Gjykata zvarrit sërish hetimin mbi vrasjen e Altin Balliut në Korçë

E goditën me levë në kokë dhe e lanë të vdekur,

Gjykata ka vendosur të shtyje sërish gjyqin për vrasjen e Altin Balliut në janar të vitit të shkuar.

Sipas burimeve seanca e radhës do të mbahet me 3 shkurt, ndërsa shkak i zvarritjes së gjykimit të një prej ngjarjeve që tronditën Korçën vitin e shkuar është bërë gjykata e rrethit, e cila nuk firmos vendimin për dhënien e provave palës mbrojtëse.

Mbrojtja prej kohësh kërkon aktet e hetimit nga organi i akuzës por kjo e fundit nuk i paraqet pa vendim gjykate.

Altin Balliu mbeti i vrarë nga disa goditje të forta në kokë me levë hekuri në 18 janar të vitit të shkuar, ndërsa i dyshuar për krimin është Olger Mustafa.

Nga familjarët e Balliut janë hedhur akuza drejt prokurorisë dhe gjykatës për favorizim të të dyshuarit kryesor, ndërsa që prej arrestimit të tij, ka kaluar gati 1 vit, por ende pa një dënim me vendim gjykate.