BREAKING NEWS

Lëvizje e rëndësishme! Romeo Kara çon në SPAK dosjen e bujshme të CEZ (Dokumenti)

Lëvizje e rëndësishme! Romeo Kara çon në SPAK dosjen
x

Aktualitet

E kapën “mat” duke shitur drogë, deklarata e shqiptarit ‘lë pa fjalë’ policinë (Emri)

E kapën “mat” duke shitur drogë, deklarata e shqiptarit

Një shqiptar i  kapur në Angli është dënuar me katër vite e tre muaj burg nga gjykata e Lewes Crown Court pasi u gjet fajtor për shitje kokaine dhe kanabisi.

Pasi e arrestuan në flagrancë, ai la pa fjalë oficerët e policisë kur e morën në pyetje.

Romeo Vrapi i deklaroi policisë se ai ishte mashtruar nga një grup kriminal dhe pas mbërritjes në Angli e kishin detyruar të shiste drogë, pasi i kishin kërcënuar familjen.

Kur oficerët e  Sussex Police i kontrolluan shtëpinë i gjetën 140 stërlina mbi tavolinë.  1,250 stërlina të tjera në një sirtar bashkë me një sasi kanabisi dhe 170 gram kokainë. Brenda një valixhe të zezë iu gjet edhe një pasaportë e falsifikuar.