Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

E kishte kthyer shtëpinë në magazinë droge, kapet shqiptari me 3 milion euro lëndë narkotike

Postuar: 12/07/2019 - 20:24

Karabinierët në Seriate në Itali, kanë arrestuar 38-vjeçarin shqiptar me iniciale E.K. Arrestimi është kryer më 10 korrik, në momentin që shqiptari ka dalë nga shtëpia. Sipas mediave italiane, shqiptari do të bënte transportin e një kg kokainë të pastër. Shqiptari ishte arrestuar në 2017-ën në Monza për trafik të lëndëve narkotike.
 
E.K nuk kishte një banesë fikse, gjithashtu nuk ishte i punësuar. Lëvizjet e tij në Seriate kanë tërhequr vëmendjen e polcisë, e cila vendosi ta gjurmojë. Shqiptari sapo ishte nisur me makinën e tij "Alfa Romeo Giulietta", kur është ndalur nga policia. Ai e fshehu marsupin, brenda të cilit kishte drogën, në kroskotin e makinës.
 
Ndërkohë gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, karabinierët gjetën 18 kg kokainë të fshehur pas frigoriferit, 4 kg hashash, 4 kg marijuanë dhe 10 gr heroinë, të fshehura në mobile dhe sirtarë.
 
Nëse droga do të dilte në treg do të kapte shumën e 3 milion eurove. Përveç drogës karabinierët gjetën dhe dy armë zjarri një pistoletë "Beretta" e kalibrit 6.35 mm dhe një tjetër e llojit "Tokarev" e kalibirt 7.62 mm e futur brenda në qese. Autoritetet italiane po vijojnë hetimet pë të zbuluar se nga vinte droga dhe destinacionin final.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/07/2019 - 10:47

Kontrollet e shumta edhe në institucionet e vuajtjes së dënimit, kanë zbuluar paligjshmëri në mesin e të dënuarve.

Postuar: 18/07/2019 - 10:37

Shkarkohet nga detyra gjyqtari i Tiranës, Ilir Mustafaj, njëherazi dhe pedagog, i cili kandidonte

Postuar: 18/07/2019 - 10:28

Policia e Vlorës njofton se ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Velçë”, duk

Postuar: 18/07/2019 - 09:57

Një aksident raportohet të ketë ndodhur në Lezhë orët e para të mëngjesit të sotëm.

Postuar: 18/07/2019 - 09:47

Një nga shkaktarët kryesorë të aksidenteve në rrugë, është tejkalimi i shpejtësisë gjatë drejtimi

Postuar: 18/07/2019 - 09:35

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra drejtuesin e Prokurorisë së Vlorës, Ardian

Postuar: 18/07/2019 - 09:18

Nëse dëshironi të aplikoni për një vizë turistike, ambasada amerikane ka një njoftim për ju.