BREAKING NEWS

Propozimi i papritur i Silva Binos: Të mbyllim sërish fundjavat!

Propozimi i papritur i Silva Binos: Të mbyllim sërish fundjavat!
x

Aktualitet

E konfirmon shefja e Infektivit të Pediatrisë: Ja sa fëmijë janë të prekur me COVID-19 në Shqipëri

E konfirmon shefja e Infektivit të Pediatrisë: Ja sa fëmijë

Shefja e infektivit të pediatrisë, Gjeorgjina Kuli, në një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e A2, deklaroi se në vendin tonë janë dy fëmijë të prekur me koronavirus.

“Vetëm dy fëmijë, të moshës 0-14 vjeç, kanë rezultuar pozitivë. Njëri pa shenja, ndërsa tjetri po trajtohet në shtëpi, nuk ka nevojë për shtrim në spital”, deklaroi Kuli.

Kur u pyet nëse ka një trajtim të veçantë për fëmijët, Kuli tha se përdorimi i antibiotikëve tolerohet më mirë nga fëmijët: “Do të preferonim paracetamolin, duhen konsumuar shumë lëngje nga fëmijët dhe ushqim i shumëllojshëm. Këto janë trajtimet kryesore për mjekimin e fëmijëve”.