BREAKING NEWS

Pasojat e mëdha të Covid-19 në botë, Robert Kennedy Jr del me mesazhin frymëzues dhe shpresëdhënës (Videoja që po bën xhiron e rrjetit)

Pasojat e mëdha të Covid-19 në botë, Robert Kennedy Jr del
x

Aktualitet

"E kryqëzuan" në rrjetet sociale, Pëllumb Pipero kërkon ndjesë publike: Ishte një gabim që duhej evituar, por emocionet ishin shumë të mëdha

"E kryqëzuan" në rrjetet sociale, Pëllumb Pipero

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero, është shpallur qytetar nderi në qytetin e Skraparit.

Përmes një ceremonie zyrtare, Bashkia e Skraparit i ka dhënë Piperos titullin e akorduar përgjatë periudhës së karantinës.

Por ky takim ka pasur një reagim të fortë në rrjete sociale pasi Pipero u shfaq duke përqafuar qytetarë pa respektuar masat anticovid.

Pipero kërkoi ndjesë publike për atë ceremoni. Ai tha se është një shembull për tu evituar.

"Ishte një gabim që duhej evituar. Duhet të ishim treguar më të kujdesshëm. Emocionet ishin shumë të mëdha. Është një shembull që nuk duhej të ishte ndjekur. Një ndjesë publike për atë që ndodhi. Duhej ta kishim shmangur", tha Pipero për Report Tv.