BREAKING NEWS

Bilanci ditor i Covid-19 në vend/ Ministria del me reagim zyrtar: Ja sa është numri i të infektuarve në 24 orë

Bilanci ditor i Covid-19 në vend/ Ministria del me reagim zyrtar: Ja sa
x

Aktualitet

Vetëflijimi në Kombinat/E lyente trupin e pajetë të vajzës me një solucion për të ndalur dekompozimin, zbulohet çfarë i tha 56-vjeçarja policisë 3 javë më parë (DETAJE TRONDITËSE)

Vetëflijimi në Kombinat/E lyente trupin e pajetë të

Detaje të tjera tronditëse janë bërë publike nga ngjarja horror në Kombinat ku nënë e bijë u gjetën të pajeta, ndërsa vajza tjetër u dërgua në gjendje të rëndë në spital.

Sipas News24, nëna me të bijat, 30 dhe 33-vjeçare jetonin me qira prej 15 vitesh në një apartament në katin e 3 të një pallati mbrapa ish-mapos në Kombinat, afër gjimnazit “Myslim Keta”.

Po ashtu mësohet se prej gati 2 vitesh, kjo familje thuajse jetonte e izoluar, ndërsa fqinjët e tyre thuajse nuk kishin kontakte, madje dyshonin nëse ato jetonin ende në atë shtëpi, pasi nuk bënin kurrë zhurmë.

I vetmi që interesohej për to ishte vëllai i Xhanetës, i cili edhe para 3 javësh kishte tentuar të komunikonte me të motrën, e cila i shmangej kontaktit me të apo dhe vizitave në shtëpi. Duke qenë përballë kësaj situate, vëllai i 56-vjeçares, është paraqitur në polici, ku ka raportuar edhe sjelljen e çuditshme të familjes së motrës së saj.

Për të verifikuar situatën nga afër, një patrullë policie është paraqitur në banesën e të ndjerës, ndërsa punonjësit e policisë e kishin pyetur Xhaneta Josifin nëse kishin ndonjë problem për faktin se pse rrinin të izoluara bashkë me vajzat.

Mësohet se nëna iu kishte pohuar policëve se qëndronte brenda pasi ndiheshin të rrezikuara për shkak të koronavirusit dhe për arsye personale.

Ndërkohë, detaji tronditës është dhe fakti se ka dyshime të forta se njëra nga vajzat, Anisa Josifi ka ndërruar jetë disa muaj më parë, dhe se nëna, e ndihmuar nga e bija, ia lyenin trupin me solucion, (vaj dhe uthull) për të vonuar procesin e dekopozimit, ndërsa e mbulonin atë me shumë kuverta, për të shmangur dhe erën e rëndë. Por duke kaluar shumë kohë, (mendohet rreth 5 muaj) fqinjët janë alarmuar nga era e rëndë që ndihej, por kurrsesi nuk menduan se në pallat kishte një njeri të pajetë, pasi dyshonin se ishte për shkak të tubacioneve, madje ata njoftuan edhe bashkinë për këtë fakt.

Më të lexuarat