BREAKING NEWS

A do shkarkohet Ilir Meta? Pandeli Majko tregon dy arsyet pse mazhoranca është e lëkundur

A do shkarkohet Ilir Meta? Pandeli Majko tregon dy arsyet pse mazhoranca
x

Aktualitet

“E mbajtëm mbyllur për një muaj në shtëpi”, vëllai i 15-vjeçares që u përdhunua nga roja i shkollës rrëfen detajet tronditëse: I rrija tek koka!

“E mbajtëm mbyllur për një muaj në shtëpi”,

Vëllai i 15-vjeçars që tronditi mbarë opinionin shqiptar me detajet nga përdhunimi i saj nga një 65-vjeçar ka bërë sot publike shumë detaje të reja. Në një rrëfim për News24, vëllai i 15-vjeçares tha se pasi familja u njoh me videot dhe pasi vajza rrëfeu gjithë historinë e kanë mbajtur të mbyllur për 1 muaj në shtëpi.

“Nuk e linim me dal më, e mbanim në shtëpi nga frika. Edhe telefonin ia hoqëm”,- thotë i vëllai.

I pyetur nëse gjatë kësaj kohe, vajza ka bërë mësim online, vëllai tha: “Po i rrija tek koka unë”.

Ai pranoi gjithashtu se vajza ka rënë edhe nga mësimet. “Nga 9 apo 10 që ishte ka rënë te 5 dhe 6 tani në fund”.

Administratori i njësisë Paskuqan, Edi Bodini në një lidhje me emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24, deklaroi se po bëhet e pamundura që familjes së vajzës t’i vihet në ndihmë.

“Që nesër do bëjmë një aplikim për ndihmë ekonomike se vetëm vëllai i tyre punon edhe babain e ka të papunë. Do mundohemi të punësojmë edhe nënën që të mund të rehabilitohen si familje”,- tha ai.