BREAKING NEWS

Tragjedi në Berat/ Kishin 5 muaj që kishin ardhur në jetë, humbin jetën dy binjakët (Dyshimet e para)

Tragjedi në Berat/ Kishin 5 muaj që kishin ardhur në jetë,
x

Aktualitet

E mitura belge e akuzoi për përdhunim, i dashuri i saj rrëfehet në Polici: Kishim pirë, por nuk...

E mitura belge e akuzoi për përdhunim, i dashuri i saj rrëfehet

Një turiste e mitur ka denoncuar në Policinë e Gjirokastrës të dashurin e saj se e kishte përdhunuar.

22-vjeçari nga Belgjika u shoqërua menjëherë në Polici ku edhe u mor në pyetje.

Mësohet se ai ka dëshmuar në polici se të dy e kishin tepruar me pijen por nuk kishin bërë asgjë jashtë dëshirës.

 “Ne ishim duke bërë qejf dhe kishim pirë. Kishim abuzuar me pijen por nuk bëmë asgjë jashtë dëshirës,”- tha i riu në polici.

Ditën e sotme një e mitur ka bërë një denoncim në policinë e Gjirokastrës ku ka akuzuar të dashurin e saj se ka abuzuar seksualisht me të. Ngjarja ka ndodhur në Gjirin e Gjipes. Belgu 22-vjeçar është lënë i lirë pas marrjes në pyetje.