Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama jep lajmin e mirë: Ja çfarë shkruan Indeksi Global i Bankës Botërore (VIDEO)

Kryeministri Rama jep lajmin e mirë: Ja çfarë shkruan Indeksi
x

Aktualitet

E ndaluan pas një sherri dhe i kërkuan dokumentet, shqiptari bën veprimin e papritur përpara karabinierëve

E ndaluan pas një sherri dhe i kërkuan dokumentet, shqiptari bën

Karabinierët kanë arrestuar një 41 vjecar shqiptar për fyerje dhe dhunë. Të premten në mbrëmje dy karabinierë të Meltinas ka vënë re dy persona duke u zënë. Ata ndërhynë që situata të mos përshkallëzohej.

Pas pajtimit, karabinierët i kërkuan dokumentat njërit prej shqiptarëve. Në këtë moment ai filloi që t’i kërcënonte dhe fyente punonjësit e policisë. Më pas ata i kërkuan që të vinte me ta në kazermë për ta kontrolluar.

Shqiptari me precedent penalë të mëparshëm është larguar me vrap, por është neutralizuar vetëm pak metra më pas. Ndërsa karabinierët i vinin prangat, ai filloi ti godiste me grushte, ndërsa edhe i pështyu.

Miqtë e shqiptarit ndërhynë për ta ndihmuar, duke goditur karabinierët, të cilët u detyruan të thërrisnin përforcime. Spao dëgjuan sirenat e policisë, miqtë e shqiptarit u larguan me vrap. Ndërkohë agresori u dërgua në kazermë, ku iu komunikua masa e arrestit.