BREAKING NEWS

Ekzekutoi ish-gruan dhe vëllain e saj/ FNSH i rrethoi shtëpinë, Fatmir Kolecaj s’pranoi të dorëzohej, qëlloi në mënyrë të befasishme me armë e plagosi një efektiv

Ekzekutoi ish-gruan dhe vëllain e saj/ FNSH i rrethoi shtëpinë,
x

Aktualitet

E njohu në rrjetet sociale dhe dje dolën në takim në zonën e plazhit në Durrës, dalin detajet shokuese nga përdhunimi i të miturës nga 18-vjeçari

E njohu në rrjetet sociale dhe dje dolën në takim në

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Durrësit dje, Një e mitur ka kallëzuar në Policinë e Durrësit se ishte përdhunuar nga një adoleshent dy vite më i madh se ajo do i nënshtrohet një ekspertize tek mjeku ligjor për të parë nëse ka ndodhur realisht abuzimi seksual.

Sipas ‘Panorama’ bëhet me dije se e mitura ishte njohur në rrjetin social Instagram me 18 vjeçarin me inicialet D.M, i cili aktualisht po mbahet i arrestuar në paraburgim nga policia.

Adoleshenti, po banues në Durrës, pas disa kohësh që komunikonte në Instagram me vajzën, identiteti i së cilës nuk dihet, e ka ftuar në takim, ftesë e cila është pranuar nga e reja dhe ditën e dielë, janë takuar në një lokal në zonën e plazhit.

Pasi kanë konsumuar një pije në lokal, mësohet se i riu ka dashur që takimi të vijonte në një tjetër ambient, për të kryer marrëdhënie seksuale.

Por siç thanë burimet, në këtë pikë është ndalur vajza. Ajo e ka refuzuar djalin dhe për arsye dhe rrethana që presin të sqarohen, ajo ka kallëzuar në Komisariat se është përdhunuar.

“Nga Specialistët për hetimin e krimeve në stacionin e Policisë Plazh, arrestuan në flagrancë shtetasin: D.M.,18 vjeç,banues në Durrës, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 16 vjeçare”, thuhej në informacionin paraprak të policisë së Durrësit.