BREAKING NEWS

Skandal/ Plasin trazirat, humbja në Shqipëri zemëron holandezët, tifozët bëjnë “namin” në Roterdam, shkatërrojnë dyqane e godina

Skandal/ Plasin trazirat, humbja në Shqipëri zemëron
x
BREAKING NEWS

Historike/ Lorik Cana dorëzon trofeun, Marash Kumbulla vishet kuq e zi në “Air Albania Stadium”. Ja çfarë po ndodh

Historike/ Lorik Cana dorëzon trofeun, Marash Kumbulla vishet kuq e zi
x
BREAKING NEWS

Festë e madhe/ Erdha, pashë, fitova, Mourinho mbetet unik, vendos një rekord special në Evropë, trajneri i parë në histori që …

Festë e madhe/ Erdha, pashë, fitova, Mourinho mbetet unik, vendos
x
BREAKING NEWS

Roma ngre trofeun, tifozët e Feyenoord s’e përballojnë dot humbjen, e papritur ajo që i ndodhi Klodiana Lalës gjatë transmetimit live

Roma ngre trofeun, tifozët e Feyenoord s’e përballojnë dot
x
BREAKING NEWS

Lojtarët e Romës nuk e mbajnë dot veten, shpërthejnë në lot gëzimi, i drejtohen tifozerisë, shkruhet me germa te arta emri i …

Lojtarët e Romës nuk e mbajnë dot veten, shpërthejnë
x
BREAKING NEWS

E rëndë, gjendet e pajetë një 48-vjeçare në anë të lumit, ja dyshimet e para (Emri)

E rëndë, gjendet e pajetë një 48-vjeçare në
x
BREAKING NEWS

Përfundon finalja e “Conference League” në Air Albania/ Roma dhe Mourinho në histori, fitojnë në Tiranë trofeun e parë europian

Përfundon finalja e “Conference League” në Air Albania/
x
BREAKING NEWS

Agron Duka bën deklaratën e fortë: PD rrezikon të ndahet në dy forca politike, ardhja e Berishës në krye...

Agron Duka bën deklaratën e fortë: PD rrezikon të ndahet
x

Aktualitet

E papritur! Kthesë e madhe në hetimet për vrasjen barbare të 8-vjeçarit, dyshimet e forta që nxjerrin zbuluar një bashkëpunëtor në masakrimin e Mateos

E papritur! Kthesë e madhe në hetimet për vrasjen barbare të

Kthesë në hetimet për vrasjen barbare të 8-vjeçarit Mateo Vasiu nga fqinji i tij Klodian Çalamani në fshatin Grecalli të Fierit. 

Një ditë pasi shtëpia e autorit u shkrumbua nga zjarri, policia e Fierit dyshon se ngjarja është e qëllimshme.  Referuar burimeve pranë grupit hetimor zjarri mund të jetë vendosur nga ndonjë banor i zonës për të fshehur gjurmët e vrasjes së të miturit. 

"Kjo ngjarje nuk mund të jetë e rastësishme dhe nuk është shkaktuar nga ndonjë shkëndijë elektrike, apo bombol gazi", thonë burimet për ABC News.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se energjia elektrike aty është ndërprerë që pas arrestimit të 38-vjeçarit. Ndërsa në dhomën ku ai jetonte nuk kishte bombol gazi. Këto fakte, e kanë shtyrë policinë të dyshojnë se pas kësaj ngjarje mund të fshihet ndonjë banor i fshatit Grecalli të Fierit.

Hetuesit dyshojnë se me djegien e banesës së Klodian Çalamanit, autori është përpjekur të fshehë gjurmët dhe bashkëpunëtorët në vrasjen e Mateos. Pista e një bashkëpunëtori në vrasjen makabre të 8-vjeçarit po hetohet nga Policia dhe Prokuroria e Fierit, pas deklaratave të bëra nga familjarët e Mateos. Ata pretendojnë se i mituri mund të jetë vrarë nga Çalamani në mënyrë që të mos nxirrte ndonjë sekret apo diçka që Mateo mund të kishte parë.

Ky sekret, dyshohet se ka të bëjë me një lidhje intime mes Çalamanit dhe një personi tjetër të fshatit Grecalli. Pikërisht për këtë person ende të paidentifikuar, policia dyshon se është edhe autor i zjarrvënies në banesën e 38-vjeçarit.