BREAKING NEWS

“Shmangni lëvizjet gjatë natës”, nisin reshjet e dëborës, policia apel shoferëve

“Shmangni lëvizjet gjatë natës”, nisin reshjet e
x
BREAKING NEWS

Çështja “McGonigal”/ Deputeti i PD-së shpërthen në ironi: Rama përngjan shumë me Lady Gaga! Është një njeri i cirkut, bën gafa sepse…

Çështja “McGonigal”/ Deputeti i PD-së
x
BREAKING NEWS

“Rama është frikacak e burracak...”, deputeti i PD-së: Kryeministri është i papërgjegjshëm për të mbajtur postin

“Rama është frikacak e burracak...”, deputeti i
x
BREAKING NEWS

“Kuvendin e kontrollon Rama”, ish-presidenti: Nuk i vendoset faji vetëm opozitës që janë të përçarë, por edhe...

“Kuvendin e kontrollon Rama”, ish-presidenti: Nuk i vendoset faji
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh në Shqipëri? Ministria e Shëndetësisë del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

Çfarë po ndodh në Shqipëri? Ministria e
x
BREAKING NEWS

Çështja “McGonigal"/ Bamir Topi del me akuzat ndaj kryeministrit: Rama i sheh institucionet si copa letre

Çështja “McGonigal"/ Bamir Topi del me akuzat ndaj
x
BREAKING NEWS

"U kërkoi 10 milionë euro për t’i hequr nga lista e zezë", Milaim Zeka del me deklaratën befasuese: Faik Ymeri shantazhoi biznesmenët në emër të McGonigal

"U kërkoi 10 milionë euro për t’i hequr nga lista e
x
BREAKING NEWS

Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e karburanteve, ja me sa lek do të shiten nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e karburanteve, ja me sa lek
x

Aktualitet

E pazakontë/ “Hodhi acid në depozitë, gruas i ra lëkura copa”, qytetari nga Durrësi akuzon rëndë kunatën: I ke duart me gjak!

E pazakontë/ “Hodhi acid në depozitë, gruas i ra

Një histori e pazakontë është shpalosur ditën e sotme në rubrikën “Shihemi në Gjyq” në Tv Klan, ku një qytetar, Razimi, ka hedhur akuza të rënda ndaj kunatës së tij, Diturisë..

Ai thotë se ajo ka hedhur acid në depozitën e shtëpisë, duke qenë se familjet e të dyve jetojnë në të njëjtën shtëpi, por në kate të ndryshme.

Razim: Se m’u kujtua një gjë tjetër. Kur janë bërë shtëpitë, kur ka bërë dasmën e çupës kjo, ka hedhur acid në depozitë dhe gruaja ime është bërë, i ka rënë lëkura copa.

Dituri: E ka të sëmurë zonja Eni atë.

Razim: Ti hodhe acid se m’u kujtua tani! Ti!


Eni Çobani: Por kjo është shumë e rëndë nëse i ka hedhur acid. Razim, e ke provuar ti se është shumë e rëndë kjo.

Dituri: Nuk është e vërtetë! Depozitën jam detyruar e kam lidhur unë me rrobë se e zbaërthen ky! Në qoftë se unë kam hedhur acid, më vraftë i madhi Zot!

Razim: Mos derdh ujë në mes të Korrikut se është çarë soleta nga uji!

Më tej ai vijon me akuzat, ku thotë se ajo e ka çuar në burg për tre muaj dhe sipas tij shkak është bërë shtëpia ku ata jetojnë në Rrushbull të Durrësit, që pavarësisht se njëri jeton në kat të parë e tjetri në të dytin, kanë 10-vjet që nuk flasin me njëri-tjetrin.

Razimi thotë se ai ka marrë lejen e Diturisë dhe bashkëshortit të saj, Fatosit për të ndërtuar në katin e dytë. Të dyja palët nisin të flasin ashpër e me tone të larta me njëra-tjetrën duke përmendur edhe kërcënimet që i kanë bërë mes tyre.

Dituri: I kemi thënë disa herë te toka e vet, këto dy dhoma që do të bësh këtu…

Razim: Kush ma dha lejen mua që bëra shtëpitë në katin e dytë? Kush ma dha lejen? Këtë përgjigju.

Dituri: “Nuk kam lekë”, thoshte zonja Eni.

Razim: Kam, kam lekë unë, të dhashë lekë por s’je e zonja ti. Të dhashë lekë por nuk je e zonja ti se dëgjove tët vëlla dhe i more dhe s’ke për të marrë më lekë.

Dituri: Një sekondë se të pyeta. Nuk doja lekë se s’kishe asnjë dokument.

Razim: Harroje!

Dituri: Harroje edhe ti pjesën time!

Razim: Ti s’ma jep, do të ma japë kjo se unë ndaj kam ardhur këtu! Nëse më takojnë, unë do ta marr, nëse s’më takojnë, unë nuk e marr, por të dish një gjë se unë nga shtëpitë nuk iki! Ti je ajo me gjithë burrë që më ke thënë mua unë ty do të të vras, unë ty do të t’i prish shtëpitë, unë ty do të të sakatoj! Ti me gjithë burrë! Ti më çove 3 muaj në burg mua!

Dituri: Pse të çova 3 muaj në burg?

Razim: Çfarë do me soletën time ti qëkur u zure me mua?

Dituri: Ti ke goditur fizikisht familjen time. Meritoje më shumë burg se më ke goditur mua familjen.

Razim: Shko atje! Mos fol! I ke duart me gjak me gjithë ata që ke lënë atje!

Dituri: Çfarë gjaku?

Razim: Ti ke shoqëri në polici këtu, unë kam atje matanë kufirit! Unë bëra 3 muaj, ti do bësh 13 vjet burg!

Nga ana tjetër, Dituria e akuzon Razimin se për shkak se ai ka përfituar letrat e legalizimit, ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve të saj, ndërsa nëna e ka mbështetur. Nga kjo del që Dituria nuk flet me nënën e saj dhe Razimi thotë se në fakt, vajza është zënë keqazi me të ëmën.

Dituri: Razim, Portokalle, Made i shtinë letrat në dorë, si letrat e shtëpisë time dhe letrat e vëllait tim. Ka goditur vëllain, nusen e vëllait. Pse duhet të rrijë vëllai im me qera në Durrës duke patur shtëpinë? Sa herë e ka goditur nusen e shtëpisë? Edhe zonja Made e ka toleruar.

Eni Çobani: Pra zonja Made është nëna juaj? Se është shumë e çuditshme. Pra nuk flet me mamanë ti?

Razim: Ke ardhur për nusen apo për veten tënde?

Dituri: Zonja Eni, do doja ta kisha këtu atë zonjë Made, ta kisha këtu përpara publikut.

Eni Çobani: Me zonjën Made nuk e dinim ne që kishit këtë problem. Zonjën Made e përshëndesim. Nëse ajo e gjykon që mund të jetë në seancën e ardhshme mund të vijë sepse po më habit. Ju nuk flisni me nënën tuaj, të lutem!

Dituri: Fare zonja Eni se i ka sjellë problemet ky.

Razim: E zuri për leshi kjo!

Dituri: Për letrat e shtëpisë zonja Eni!

Razim: E zure për tubin e ujit, mos gënje! E zure për tubin e ujit dhe ka ardhur çuni im e të ndau! E zure për leshi nënën!