BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

E pazakontë kjo që po ndodh në familjet e tyre/ Baba e bir denoncojnë gratë: Ikën nga shtëpia

E pazakontë kjo që po ndodh në familjet e tyre/ Baba e bir

Atë e bir kanë mbërritur në studion e emisionit “Me zemër të hapur” në News24 dhe kanë denoncuar atë që po ndodh në familjen e tyre duke drejtuar gishtin e akuzës tek gratë përkatëse.

Ferdinandi akuzon nënën se jo vetëm që e ndau nga nusja, por tani po përpiqet që ai të humbasë fëmijët e tij. 40-vjeçari, baba i 2 vajzave rrëfen se pas martesës në vitin 2004 me Enkeledën gjithçka shkonte mirë deri nëmomentin kur ajo u largua për në Itali e nuk u kthye më.

Në mars të këtij viti ajo u largua tek familja e saj dhe teksa Ferdinandi priste të kthehej nuk mori asnjë telefonatë. Pasi kaloi një muaj u detyrua të shkonte në polici dhe të bënte një denoncim pasi e shoqja ishte zhdukur dhe kishte braktisur atë dhe 2 vajzat.

Nëna e tij, sipas Ferdinandit ka bërë atë që nuk ia priste mendja, ajo ka shkuar dhe e ka tërhequr denoncimin duke pretenduar se nusja interesohej për fëmijët dhe do t’i merrte ata në Itali. Ferdinandi akuzon nënën se po kërkon t’i shkatërrojë jetën, babai është pro tij dhe kjo ishte arsyeja që nëna pas kaq shumë vitesh martesë dorëzoi kërkesë padi për divorc në gjykatë edhe pse në moshë të thyer.

“Mamaja ime është njohur me njerëzit e gruas në Llixha. Si njerëz janë shumë të mirë vjehrri me vjehrrën edhe dajallarët. Kur i erdhi i ati në mars me tha që do iki tek babi. Vajta e çova poshtë. Pas nja dy ditësh më thotë që desha të ikja nja 5 ditë në Itali tek babi. I thashë ik se për pesë ditë do bëjmë hall.
Më datë 17 mars ka ardhur e ka marrë i ati me gjithë vëllain dhe më 18 ka ikur në Rinas. Prit pesë ditë, prit 10 ditë asgjë. Nuk kam pasur më asnjë lloj komunikimi.
E telefonova, njëherë s’ma hapi. E telefonova herën e dytë më dolën mbesat dhe flisnin italisht. Pasi iku mendova se do kthehej. Pas një muaj i kam shkuar oficerit të policisë gjyqësore dhe i kam thënë këtu e kam hallin dhe bëra kallëzimin.
E merr mami dhe i thotë ta heq denoncimin se nusja ime interesohej për vajzat. Kur pyes policin se çfarë u bë, më tha që të rri urtë se do të arrestoj ty”, tregoi Ferdinandi, raporton “BalkanWeb”.

Edhe babai i tij akuzoi gruan se ka ikur nga shtëpia dhe se nuk është interesuar për familjen. Sipas të atit të Ferdinandit, gruaja e tij e ka larguar nusen e djalit pasi fshehin diçka por pa thënë atë që mendonte se ishte shkaku.

Ata kanë kërkuar që shteti të ndërhyjë dhe nusja e tij të akuzohet për braktisje të fëmijëve pasi prej muajsh nuk interesohet për to.

Më të lexuarat