BREAKING NEWS

Një nga tetë më të rrezikshmit e Vlorës/ Kush është Xhevahir Jonuzi që hapi zjarr ndaj RENEA-s dhe mbeti i plagosur (Detajet)

x

Aktualitet

E përplasi për vdekje dhe u largua menjëherë, 52-vjeçari vetëdorëzohet në polici pas dy ditësh

Një 52-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Durrësit pasi dy ditë më parë ka shkaktuar një aksident me vdekje në lagjen nr.15 të Spitallës dhe më pas u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

52-vjeçari me inicialet S. B. ka përplasur për vdekje 36-vjeçarin E. H. Pas dy ditësh 52-vjeçari është vetëdorëzuar në polici.

“Nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, u bë i mundur arrestimi i shtetasit: S.B.,52 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas dyshohet se më datë 06.12.2019, në orën 16:45, në lagjen Nr 15, Spitallë, duke drejtuar mjetin tip “Renault Megane”,ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin E.H., 36 vjeç, dhe u largua nga vendi i aksidentit.

Falë veprimeve të shpejta  të  kryera nga grupi hetimor u bë i mundur  identifikimi i mjetit. Drejtuesi i mjetit, shtetasi S.B, paraditen e sotme u vetëdorëzua në Polici. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, njofton policia.