BREAKING NEWS

A u takua me Tom Doshin në Kryeministri? Flet Edi Rama

A u takua me Tom Doshin në Kryeministri? Flet Edi Rama
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodhi me Ervis Martinajn? Edi Rama reagon sërish

Çfarë ndodhi me Ervis Martinajn? Edi Rama reagon sërish
x
BREAKING NEWS

Qeveria merr vendimin, rritje page nga muaji i ardhshëm për këto kategori! Kryeministri Edi Rama tregon kush përfiton

Qeveria merr vendimin, rritje page nga muaji i ardhshëm për këto
x
BREAKING NEWS

Gazeta “SOT” zbardh të plotë vendimin e Genc Rulit për t’i dhuruar ish-kompleksin “Partizani” dhëndrit të Sali Berishës

Gazeta “SOT” zbardh të plotë vendimin e Genc Rulit
x
BREAKING NEWS

Mediat serbe akuza Vuçiçit se vëllazëria me Ramën lidhet nga aferat dhe Soros, Perëndimi do ketë paketë surprizë

Mediat serbe akuza Vuçiçit se vëllazëria me Ramën
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim nuk ndalet, zbarkon në kryesinë e Kuvendit, ja kush janë dy emrat e njohur të politikës që do takojë

Yuri Kim nuk ndalet, zbarkon në kryesinë e Kuvendit, ja kush janë
x
BREAKING NEWS

Skenarë tmerri për Vladimir Putinin, paralajmërimi i gjeneralit amerikan: Rusia do të humbasë Donbasin dhe Krimenë, ja çfarë e pret “Carin” deri në vitin 2023

Skenarë tmerri për Vladimir Putinin, paralajmërimi i gjeneralit
x
BREAKING NEWS

Skemë mashtrimi me TVSH, arrestohen 13 persona/ Prokuroria del me njoftim: Të përfshirë dhe zyrtarë!

Skemë mashtrimi me TVSH, arrestohen 13 persona/ Prokuroria del me njoftim:
x

Aktualitet

27-vjeçarja shqiptare vetëvritet në burgun italian/ "E kisha përzemër por dështova", letra prekëse e gjyqtarit pas aktit ekstrem, tregon detajet e rënda

27-vjeçarja shqiptare vetëvritet në burgun italian/ "E

Donatella Hodo është kthyer në lajmin kryesor në Itali këto ditët e fundit. 27-vjeçarja italo-shqiptare vrau veten në burg, pasi ishte dënuar për vjedhje. Ajo ishte e varur nga droga dhe gjashtë vitet e fundit të jetës së saj i kishte kaluar mes burgut dhe lirisë, pasi ishte ndaluar disa herë për vjedhje. 

Gjyqtari Vincenzo Semeraro, që merrej me çështjen e saj, ka prekur Italinë ndërkohë, me rrëfimin e tij. Ai thotë se në këtë rast dështoi sistemi, duke nisur nga ai vetë, që nuk arriti dot ta shpëtonte 27-vjeçaren.

Sipas mediave itane, Semeraro në letrën e lexuar në funerin e së resë, tha se edhe pse ka kaluar një javë nga ngjarja tragjike ai ende e pyet veten se ku gaboi që Hodo të arrinte të ndërmerrte një veprim të tillë.

“U bë një javë që kur Donatella kreu gjestin e saj tragjik që unë i bëj vetes një mijë pyetje. Ku gabova, në çfarë? Sa herë që një person në burg merr jetën e tij, kjo do të thotë se i gjithë sistemi ka dështuar.

Në rastin e Donatellës, unë isha pjesë e sistemit pasi e kisha ndjekur rastin e saj për gjashtë vjet."-tha Semeraro.
Gruaja kishte probleme me varësinë. Ajo ishte në burg për disa vjedhje në farmaci. Ajo priste që t'i përgatitej një masë alternative ndaj burgut. 

Semeraro tha se e kishte njohur Donatellën prej disa kohësh, pasi ajo kishte patur shpesh probleme me drejtësinë për shkak të varësisë së saj ndaj lëndëve narkotike dhe vjedhjeve në disa farmaci.

"Herën e fundit që shkova ta vizitoja në burg, qershorin e kaluar, a mund t'i kisha thënë edhe disa fjalë? Pse, pavarësisht se e njihja që në moshën 21-vjeçare, nuk e kuptova që sëmundja ishte bërë kaq e thellë për të?”.-tha ai.

Dhe ai argumenton se gjyqtari në këto raste duhet të sillet si psikolog pasi kur je gjykatës i ekzekutimit dhe menaxhon ngjarjet e ndryshme të burgut dhe paraburgimit, nuk ke të bësh vetëm me një të burgosur, por mbi të gjitha me një person. Burra, gra me histori të ndryshme. 

Ata nuk duhet të trajtohen si numra, si copa dhëmbësh, por si individë të ndryshëm nga njëri-tjetri. Ata janë njerëz, sigurisht të burgosur në qeli, por gjithsesi njerëz.

27-vjeçarja shqiptare i dha fund jetën më 2 gusht pasi thithi gazin nga soba e burgut ku po vuante dënimin për vjedhje të disa farmacive. Hodo kishte vite që ishte e varur ndaj lëndëve narkotike, gjë që shpesh e shtynte dhe në vjedhje, si dhe kishte hyrë dhe dalë disa herë nga burgu.

Më të lexuarat