BREAKING NEWS

Kreu i Shtetit, Bajram Begaj takim ‘kokë më kokë’ me presidentin amerikan Joe Biden në SHBA, çfarë u diskutua

Kreu i Shtetit, Bajram Begaj takim ‘kokë më kokë’ me
x
BREAKING NEWS

Amerikanët e përzunë me “shkelma” nga politika, Lindita Nikolla e fut Sali Berishën nga dritarja nëpërmjet karremit Bardhi, kryetarja e Kuvendit “kamikaze” anti-SHBA e “Trekëndëshit të Bermudës” dhe ortakërisë së Zenit

Amerikanët e përzunë me “shkelma” nga politika,
x
BREAKING NEWS

SPAK në oborrin e “non gratës”, ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes “Berisha”, në skaner pasuritë e fëmijëve, dhëndri,  aferat “Partizani”, “CEZ-DIA” dhe “Gërdeci”, zbardhen kabllogramet amerikane

SPAK në oborrin e “non gratës”, ja si SHBA i ka qepur
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron lajme “bombastike”: Ja pse Sali Berisha po sulmon prokuroren ‘e hekurt’ Enkeleda Millonai që po i heton dhëndrin për pastrim parash dhe skema që po ndjek Ilir Meta për të shpëtuar nga prangat e SPAK

Spartak Ngjela paralajmëron lajme “bombastike”: Ja pse Sali
x
BREAKING NEWS

Ja të gjitha dhuratat e kryeministrit Rama për oligarkun Samir Manen, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga falja e tokave private dhe shtetërore, tenderët,  te pista e helikopterit dhe hangar për avion privat

Ja të gjitha dhuratat e kryeministrit Rama për oligarkun Samir Manen,
x
BREAKING NEWS

Kongresi amerikan thellon hetimet për aferën “Rama-McGonigal”, ja si skandali mund të shkaktojë tërmet në Tiranë dhe Uashington, Robert Papa zbardh të rejat e fundit

Kongresi amerikan thellon hetimet për aferën
x
BREAKING NEWS

Përplasjet për kreun e grupit PD, Ambasada Amerikane ia bën të qartë Berishës: Nuk ndryshojmë qëndrim për “non-gratat”, nxisim aktorët të shqyrtojnë me kujdes angazhimet në parti

Përplasjet për kreun e grupit PD, Ambasada Amerikane ia bën
x
BREAKING NEWS

Miratohet rritja e pensioneve, 767 mijë persona përfitojnë indeksim me 8.6 për qind nga 1 tetori, Ministria e Financave dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore zbardhin detajet

Miratohet rritja e pensioneve, 767 mijë persona përfitojnë
x

Aktualitet

E rëndë në Përmet, e moshuara gjendet e dhunuar për vdekjen në banesën e saj me shkop druri, prangoset bashkëshorti

E rëndë në Përmet, e moshuara gjendet e dhunuar për

Një 80-vjeçare u gjet e vdekur në banesën e saj në fshatin Pëllumbarë të Përmetit. Policia e Gjirokastrës, pasi u njoftua nga shërbyesja e të ndjerës, Afroviti Peçi dhe bashkëshortit të saj Leonidha Peçi, 82 vjeç se kishte gjetur pa jetë të moshuarën, ngriti hipotezën se viktima është dhunuar për vdekje me shkop. Si autor të dyshuar të këtij krimi brenda familjes, forcat e rendit konsideruan burrin e Afrovitit, Leonidha Peçin, duke e prangosur pas ngjarjes së rëndë. Një tjetër fakt që ka shtuar dyshimet se 82-vjeçari është vrasësi i gruas së tij është procedimi më herët penal për “Dhunë në familje”. Megjithatë, ekspertiza dhe hetimet do të vërtetojnë se cilët janë shkaku, mjeti dhe autori i krimit.

Njoftimi i Policisë së Gjirokastrës për ngjarjen e rëndë
“Rreth orës 06:30, të mëngjesit, shtetasja V. Dh., e cila punon si shërbyese në banesën e çiftit të të moshuarve  L. P., 82 vjeç dhe A. P., 80 vjeçe, ka gjetur në banesën ku shërben, të pa  jetë  dhe me shenja dhune shtetasen A. P., 80 vjeçe. Menjëherë  në vendngjarje, ka shkuar grupi hetimor dhe nga veprimet e para hetimore dyshohet se 80 vjeçarja është goditur me sende të forta (shkop druri),  nga bashkëshorti i saj  shtetasi L.P,  banues në fshatin Pëllumbarë. Shërbimet e Policisë kanë  shoqëruar  në Komisariatin e Policisë Përmet, për veprime të mëtejshme procedurale shtetasin L.P, i proceduar penalisht edhe më parë për veprën penale “Dhuna në familje”. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje”, njoftoi Policia e Gjirokastrës lidhur me vdekjen e 80-vjeçares Afroviti Peçi.

Operacioni “Tempulli”, 56 të arrestuar lihen në burg, 9 “arrest shtëpie”
Gjykata e Vlorës, Durrësit, Korçës dhe Fierit dhanë dje masat e sigurisë për të arrestuarit në këto qytete të megaoperacionit policor “Tempulli” që u zhvillua të enjten nga strukturat e Policisë së Shtetit kundër 23 grupeve kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Në Gjykatën e Vlorë, u liruan 5 nga 18 të arrestuarit. Për shtetasit A.D., E.Z., SH.B., F.A. dhe J.SH. caktoi masën “arrest shtëpie”. Avokati i të pandehurve deklaroi se për njërën prej të arrestuarve u ndryshua masa e sigurisë pasi është nënë e një fëmije 6-muajsh, ndërsa për 4 të tjerët për shkak se nuk paraqisnin rrezikshmëri arratisje nga mosha, u vendos gjithashtu “arrest shtëpie”. Në daljen e tij për mediat, avokati arsyetoi se të arrestuarit s’mund të akuzohen si grup i strukturuar kriminal, pasi nuk ka prova për këtë vepër penale dhe për më tepër, të pandehurit u mbrojtën se thjesht konsumojnë drogë në doza të vogla. Edhe gjykata e Korçës, të dielën zhvilloi seancën për masat e sigurisë për 16 persona nga 26 të arrestuarit e aksionit “Tempulli” në këtë qytet, të cilët u lanë në burg. Ata kanë deklaruar se janë përdorues të lëndëve narkotike, por kjo gjë nuk u konsiderua si argument nga akuza. Në kuadër të këtij megaoperacioni, Gjykata e Durrësit dha masat e sigurisë për 30 të arrestuarit. Për 26 prej tyre, gjykata konfirmoi masën “arrest me burg”, 2 u lanë në “detyrim paraqitje”, ndërsa 2 të tjerë në “arrest shtëpie”. Në vazhdim të vendimeve të masave paraprake të sigurisë, Gjykata e Fierit caktoi “arrest me burg” për 1 të akuzuar, “detyrim paraqitje” për 1 tjetër dhe “arrest shtëpie” për 2 të fundit. Gjykata e Elbasanit do të vendosë sot për të arrestuarit e “Tempullit” në këtë qytet.

Bilanci i “Tempullit”, 233 të arrestuar, afro 900 kg drogë e sekuestruar
Ditën e enjte, Policia e Shtetit zhvilloi megaoperacion policor në 5 qarqe: Tiranë, Durrës, Vlorë, Elbasan dhe Korçë, duke goditur 23 grupe kriminale. 233 persona u arrestuan, ndërsa 82 të tjerë u shpallën në kërkim. Në kuadër të këtij megaoperacioni, u sekuestruan afro 900 kg drogë: 829 kg kanabisi; një pjesë e përpunuar në formë çokollatë, 61 kg kokainë, 15 kg heroinë, 15 kg drogë ekstazi, qindra doza MDMA, tableta ekstazi, sasi të drogave sintetike GAB dhe Poppers. Nga ana tjetër, u kapën dhe 13 armë zjarri (2 kallashnikovë, 10 pistoleta dhe 1 pushkë), 5 armë gjahu/sportive, 1 elektroshok, 8 armë të ftohta (thika, doreza metalike), 23 peshore elektronike, 3 mjete për përpunimin dhe ndarjen e lëndëve narkotike në doza; 225 celularë, 35 automjete, 1.8 milion lekë, 38.845 euro, 6100 paund, 1100 dollarë. Gjithashtu, u sekuestruan 4 motomjete, 12 targa, pajisje si të Policisë dhe dokumente false. Megjithatë, shumë media dhe gazetarë të kronikës e kanë sfumuar këtë operacion të bujshëm, duke deklaruar se janë arrestuar dhe goditur shpërndarësit e lëndëve narkotike dhe jo furnizuesit e linjave të drogës.