BREAKING NEWS

Koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë përditëson të dhënat: Ja sa persona janë konfirmuar pozitivë në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë
x

Aktualitet

E rëndë/ Pacientja në moshë të re në Korçë ndërron jetë në klinikën private, procedohet penalisht mjeku dhe infermierja

E rëndë/ Pacientja në moshë të re në

Një mjek dhe një infermiere të një klinike private janë proceduar penalisht në gjendje të lirë nga policia e Korçës, pasi dyshohet se nuk kanë respektuar protokollet mjekësore gjatë trajtimit të një pacienteje.

Bëhet fjalë për shtetasi: Ilir Bibolli , 65 vjeç dhe Marinela Postoli, 39 vjeçe, banues në Korçë. Ata akuzohen për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.

“Këta shtetas, duke qenë me detyrë personel mjekësor në një klinikë private, dyshohet se nuk kanë respektuar protokollet mjekësore gjatë trajtimit të pacientes Xhensila Duka, 39 vjeçe, banuese në Korçë, e cila dje rreth orës 16:30, ka gjetur vdekjen në këtë klinikë.” thuhet në njoftimin e policisë.

Në lidhje me këtë rast, po priten rezultatet e autopsisë ligjore. Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.

Më të lexuarat