BREAKING NEWS

Udhëtimi sekret i shefit të CIA-s në Kinë, çfarë misteri fsheh vizita e tij?

Udhëtimi sekret i shefit të CIA-s në Kinë,
x
BREAKING NEWS

Tronditëse në Përmet, 24-vjeçari vret nënën e tij

Tronditëse në Përmet, 24-vjeçari vret nënën e
x
BREAKING NEWS

Shmanget konflikti i shekullit, tension në ngushticën e Tajvanit, kinezët provokojnë amerikanët

Shmanget konflikti i shekullit, tension në ngushticën e Tajvanit,
x
BREAKING NEWS

Joe Biden nënshkruan marrëveshjen e borxhit, SHBA shmang falimentimin

Joe Biden nënshkruan marrëveshjen e borxhit, SHBA shmang falimentimin
x
BREAKING NEWS

Aksident me vdekje/ Përplasen dy makina, policia del me njoftimin zyrtar

Aksident me vdekje/ Përplasen dy makina, policia del me njoftimin zyrtar
x
BREAKING NEWS

Berisha reagon pas deklaratës së Ramës për Kurtin: Kërkon mëshirë nga Perëndimi për aferën McGonigal

Berisha reagon pas deklaratës së Ramës për Kurtin:
x
BREAKING NEWS

Ndodh sërish në Bulqizë! Banorët u helmuan nga ndotja e ujit të pijshëm, reagon policia

Ndodh sërish në Bulqizë! Banorët u helmuan nga ndotja e ujit
x
BREAKING NEWS

Grupi Parlamentar i PD del me thirrjen e fortë ndaj SPAK dhe kërkon dorëheqjen e ministres së njohur

Grupi Parlamentar i PD del me thirrjen e fortë ndaj SPAK dhe kërkon
x

Aktualitet

E rëndë/ Përplasi për vdekje shqiptarin që po shkonte në spital, e pëson keq shoferi në Itali

E rëndë/ Përplasi për vdekje shqiptarin që po shkonte

Një 59-vjeçar shqiptar ka humbur jetën mëngjesin e djeshëm në Itali pasi është përplasur nga një furgon që drejtohej nga një bashkëatdhetar. Shqiptari i cili ende nuk është identifikuar ishte duke lëvizur me biçikletë kur u përplas fuqishëm nga furgoni me drejtues një 28-vjeçar shqiptar.

Në orën 6 të mëngjesit 59-vjeçari shqiptar ishte nisur për të mbërritur në Giugliano me biçikletën e tij pasi duhej t’i nënshtrohej disa testeve mjekësore. Rreth orës 6.30 kur ka qenë duke udhëtuar përgjatë rrugës “Santa Maria a Cubito” në territorin e Villa Literno, shqiptari është përplasur nga një furgon.

Nga përplasja e fuqishme, 59-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Në tentativë për t’u arratisur, drejtuesi i mjetit ka goditur edhe një makinë tjetër, duke i shkaktuar lëndime të lehta drejtuesit. Shoferi ka dalë nga furgoni dhe është larguar në këmbë duke i humbur gjurmët përkohësisht.

Falë pamjeve të marra nga kamerat e sigurisë, hetuesit kanë arritur të zbulojnë targën e furgonit që ishte shqiptare dhe të identifikojnë më pas shoferin po ashtu shqiptar. 28 vjeçari është arrestuar dhe transferuar në burgun e Santa Maria Capua Vetere pasi akuzohet për tre vepra penale.