
Rihetimi i “21 Janarit” trondit Sali Berishën, do të hapet dosja që solli FBI, dëshmi të reja dhe asistencë nga ndërkombëtarët, ja detajet

E rëndë/ Vdekja e 5-vjeçarit në zbukurimet e parkut të qytetit, arrestohen 2 zyrtarë të lartë të Bashkisë, nën hetim 4 të tjerë

Shkruar nga SOT.COM.AL 23 Maj 2020
Ngjarja e rëndë që ndodhi mëngjesin e djeshëm në parkun e qytetit të Beratit, ku një 5-vjeçar gjeti vdekjen duke luajtur me një pjesë të dekorit me drita të qytetit është shoqëruar edhe me arrestime të përgjegjësve të kësaj ngjarjeje. Pas hetimeve të kryera nga specialistët dhe ekspertët kriminalistikë në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, janë arrestuar 2 drejtues të bashkisë Berat dhe ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për 4 punonjës.
Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat që konfirmojnë se 6 shtetas (drejtues dhe punonjës të bashkisë Berat) janë shoqëruar në polici mbrëmjen e djeshme si të dyshuarit kryesorë dhe përgjegjës për ngjarjen e rëndë dhe vetëm 2 prej tyre janë arrestuar, ndërkohë që 4 të tjerët po procedohen në gjendje të lirë.
Në prangat e policisë ka rënë Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në bashkinë e Beratit, Polizoi Ikonomi dhe inxhinieri i kësaj drejtorie Llazar Hoxholli. Ata akuzohen për “shpërdorim detyre”, bazuar në Nenin 248 të Kodit të Procedurës Penale. Nën hetim, në gjendje të lirë janë edhe 4 punonjës të tjerë të kësaj drejtorie, me pozicionin elektricistë, emrat e të cilëve nuk janë bërë ende të ditura.
Edhe mbi 4 elektricistët që po hetohen e procedohen në gjendje të lirë rëndon e njëjta akuzë, ajo e shpërdorimit të detyrës. Materialet në ngarkim të 6 shtetasve të sipërpërmendur janë përcjellë pranë Prokurorisë së Rrethit Berat.
5-vjeçari Aleksandër Brahimi, që njihej në qytet si lypës dhe vinte nga komuniteti rom, gjeti vdekjen mëngjesin e djeshëm në parkun e qytetit të Beratit. Ai ishte duke luajtur në tunelin me drita, pjesë e dekorit të bashkisë për festat e fundvitit, kur ka rënë në kontakt me rrymën elektrike të disa telave të zhveshur të tunelit. Ai mbërriti në spital me shenja jete të dobëta por mjekët, me gjithë përpjekjet e bëra, nuk kanë mundur dot ta shpëtojnë. Në lidhje me ngjarjen tragjike edhe familjarët e fëmijës akuzuar bashkinë për vdekjen e tij.
Më të lexuarat


Ku ndodhen sot të dënuarit për vrasjen e 4 protestuesve të 21 Janarit? Artan Hoxha bën publike detajet e rëndësishme: E kam parë vet, ai ka hapur një biznes privat në...

Plas keq sherri në emision! Pas debatit të fortë me Alket Hysenin, gazetari bën veprimin e papritur që shtang Alfred Lelën: Po ma bën mua këtë...! (VIDEO)

“Kam qenë në një lokal pranë Kryeministrisë, e pashë të gjithë skenën”, Arben Meçe nxjerr zbuluar skenarët e frikshëm të Sali Berishës

Zhdukja e biznesmenit italian, zbardhen mesazhet e tij para ndërprerjes së kontakteve, shtohet më tej misteri

Moti bën kthesën e befasishme sot

Gjykata dënon me burgim të përjetshëm Dashamir Xhepën, vrau kunatën dhe e hodhi trupin në liqenin e Sharrës

Rihapen hetimet për dosjen e 21 Janarit, Artan Hoxha zbulon lëvizjen e rëndësishme: Ja çfarë pritet

Rrëfehet ish-komandanti i grupit të zjarrit më 21 janar: Një ditë para kemi marrë paralajmërim për një atentat ndaj Sali Berishës: Nuk pranoi të...

“Jam skandalizuar”/ Jonida Shehu ia thotë në sy Manastirliut: Një i afërmi im bënte gati lekët sa herë shkonte në spital!

Pse u rihap dje dosja për 21 janarin? Artan Hoxha zbulon prapaskenat e errëta dhe tregon kush qëlloi në protestë: Përdorja një telefon të vjetër, pashë lëvizjen e dorës së...
