Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

E shkarkoi Vettingu/ Kryetari i Gjykatës së Apelit në Shkodër del me deklaratë të fortë, nxjerr prapaskenat: Fali zot se nuk dijnë ç’a bajñë!

Postuar: 12/06/2019 - 09:29

Kreu i Gjykatës së Apelit në Shkodër, Fuat Vjerdha, i cili u shkarkua të hënën nga detyra, ka bërë një reagim të fortë në rrjetet sociale.

Vjerdha, i cili tashmë mund të quhet ish-gjyqtar thotë se ai ka dalë kryenaltë nga ku proces, dhe e gjitha kjo është e ngjashme me persekutimin që i është bërë familjes së tij në kohën e komunizmit.

Ish-kryegjykatësi thekson se ai nuk ka vënë asnjë pasuri të paluajtshme gjatë 25 viteve që ka shërbyer në sistemin e drejtësisë, dhe gjithë çfarë ka janë trashëgimi nga nëna e tij, e cila ka qenë bije e familjes së persekutuar shkodrane Tafilica.

Reagimi i plotë i Vjerdhës:

Të dashur miq!

Ju falenderoj nga zemra për mbështetjen qe po më jepni me mesazhet tuaja dhe keqardhjen qe shprehni për shkarkimin tim nga detyra fisnike e gjyqtarit, të cilen e ushtrova per 25 vite.

Kjo  situatë më kthej në vitin 1973, kur mua, që kisha mbaruar maturën me mesatare. 10, nuk mu dha e drejta e studimit nga komunistet ne pushtet, ne kuadër të zhvillimit të luftës së klasave.

Edhe atëherë, si sot, keqardhja shprehej nga të djathte e të majtë qe më njihnin.

E përsëris se nga salla e vetingut kam dalur kryenaltë,sepse u provua që nuk kam qënë dhe nuk jam I korruptuar, nuk kam lidhje me grupet kriminale,  nuk kam asnjë pasuri të paluajtshme, të krijuar nga unë, përveç atyre te trashëguara nga e ndjera nëna ime, bijë e familjes Tafilica, e respektuar në Shkodër.

Gjithçka tjeter është shprehje e formave moderne të vazhdimit të luftës së klasave, që po zhvillohet ndaj asaj pjese të shoqërisë sonë, e persekutuar gjatë monizmit, që une kam përfaqësuar në gjyqesorin shqiptar.

Mos ndjeni keqardhje per mua, por për ata që përgatiten dhe dhanë vendimet e datës 10.06.2019, kundrejt meje dhe një zonje tjetër shkodrane, kryetares së Gjykatës së Tiranes.

Fali zot se nuk dijnë ç’a bajñë!

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/08/2019 - 19:05

Një operacion i policisë italiane i koduar “Kusar”, shpartalloi një bandë përgjegjëse për grabitje të shumta kundër shpërndarësit të karburantit në zonën e Santernos në provincën e Ravennas.

Postuar: 22/08/2019 - 18:50

Policia e Tiranës ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së rëndë që ndodhi mesditën e sotme në Tiran

Postuar: 22/08/2019 - 17:59

Zbardhet ngjarja e plagosjes me armë zjarri në kokë e shtetasit I.,Ç, 26 vjeç, lindur në Mallakas

Postuar: 22/08/2019 - 17:49

Një 30-vjeçar ka rënë nga shtylla duke pësuar dëmtime dhe djegie në trup.

Postuar: 22/08/2019 - 17:36

Një shqiptar në Itali nuk i shpëtoi dot arrestimit edhe pse u përpoq që ta fshihte mirë lëndën

Postuar: 22/08/2019 - 17:26

Është përfshirë nga flakët një sipërfaqe toke me ullinj shekullorë dhe shkurre në fshatin Hekal