Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

E sillnin nga Hollanda/ Shkatërrohet grupi i shqiptarëve që furnizonte Firencen me kokainë (Emrat)

Postuar: 20/09/2018 - 21:07

Karabinierët e Firences kanë mbyllur rubinetet e një prej organizatave kryesore të trafikut të drogës nga Holanda në rajonin e Tokasna-s, kryesisht në Firence.

Dhjetë urdhër-arreste janë firmosur nga gjykata për anëtarët e bandës, bëjnë me dije këtë të enjte mediat italiane. Mëngjesin e sotëm, janë ekzekutuar 7 prej tyre, dy më herët gjatë hetimeve të drejtuar nga prokuroria anti-mafia dhe me mbështetjen e INTERPOLI-it, ndërsa një ndodhet ende në kërkim.
 
Operacioni i koduar “Balanta”, solli edhe sekuestrimin e 15 kg kokainë në vrazhdën e hetimeve të nisura që në shkurt të vitit 2016. Asokohe u arrestuan dy shpërndarës droge. Hetimet vijuan me arrestimet e dy shqiptarëve: 30 dhe 31 vjeç, të cilët me bashkatdhetarë të tjerë drejtonin trafikun e drogës mes Holandës dhe Italisë. Pjesë e rëndësishme e grupit në shpërndarjen e drogës në Itali, ishte edhe një bashkë me një kosovar i quajtur “supermarketi i drogës”.
 
Hetimet bënë të mundur dokumentimin e ekzistencës së një grupi kriminal të aftë për të siguruar sasi të mëdha të drogave, që u rishitën kryesisht në zonën metropolitane të Firencës.
 
Giuseooe Creazzo, Prokuror i Firences, tha se përpos kokainës, grupi trafikonte edhe heroinë, marijuhanë dhe dogra të tjera.
 
Goditja më e madhe që iu bë grupit ishte ajo në mars të vitit 2016, kur në komunën Campi Bisenzio në Forence, u sekuestruan 8 kg kokainë.
 
Arrestimet dhe Struktura
 
Në pranga gjatë aksionit policor ku u përfshinë më shumë se 100 efektivë policie u vu Deme Berisha, kosovari i quajtur “supermarketi i droigës”, për shkak të sasive të drogës që shpërndatë. 25-vjeçari u arrestua orët e para të kësaj të enjteje.
 
Më pas, efektivët arritën të vinin në pranga edhe furnizuesit: Florenc Ceni 31 vjeç dhe Ervin Nela 32 vjeç. Të dy, sipas hetuesve, kanë bërë udhëtime të shumta në Amsterdam e Rotterdam për tu furnizuar me sasi të konsiderueshme të kokainës.
 
Kushërinjve iu bashkuan edhe Armando Nela 31 vjeç, kushëriri i Ervin Nelës, Eris Kaleci 33 vjeç, Klodjan Shele 42 vjeç, Besim Duli 42 vjeç dhe një 41-vjeçar shqiptar, që është ende në kërkim policor, me iniciale S.H..
 
Detyrat e grupit ishin të qarta: Florenc Ceni, Ervin Nela dhe S.H. mbanin raporte me furnitorët. Pritjen e korrierëve të drogës që vinte nga Holanda e bënte Amarildo Nela. Ruajtjen Besim Duli. Dhe personat që merrnin dërgesat ishin Eris Kaleci e Klodjan Shele, gjithmonë nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Florenc Cenit dhe Ervin Nelës.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 7

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/10/2018 - 11:04

Ditën sotme përfaqësuesi e Komisionit të Ekonomisë janë mbledhur për të diskutuar për ligjin për “Lojërat e Fatit.

Postuar: 23/10/2018 - 10:47

Gjykata e Tiranës do të japë sot në orën 11:00, masën për pronarin e lokalit "Monopol"

Postuar: 23/10/2018 - 10:38

Ditën e sotme është mbledhur Komisioni i Ekonomisë, ku si temë dite po diskutohet projekt-ligji p

Postuar: 23/10/2018 - 10:31

Një skandal i ri del në sipërfaqe sa i takon ndërtimit të një hidrocentrali në Parkun Kombëtar të

Postuar: 23/10/2018 - 10:19

Gjermania dhe Franca kryesojnë nismën në Ballkan: Një rajon pa armë ilegale deri në 2024, flet pë

Postuar: 23/10/2018 - 10:10

Aksioni i djeshëm i policisë në bashkëpunim me Krimet e Rënda që çoi në arrestimin e 27 personave

Postuar: 23/10/2018 - 10:09

Gazetari Artan Hoxha ka raguar pas lajmit të publikuar në portalin e drejtuar nga Eni Vasili.