Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

E ‘spiunuan’ fqinjët, Policia e Tiranës i shkon në shtëpi 50-vjeçarit dhe ajo që i gjejnë e ‘fundos’ fare (DETAJE)

Postuar: 09/11/2019 - 09:28

Një 50-vjeçar nga Kamza është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi i është gjetur një armë zjarri, të cilën e mbante pa leje.

Blutë sqarojnë se i arrestuari është 50-vjeçari me iniciale I. D., pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij nga policia, është sekuestruar një armë zjarri pushkë model 63, një krehër fishekësh dhe 14 fishekë luftarak.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje falë bashkëpunimit me qytetarët.

Finalizohet operacioni "Paskuqani".

Vihet në pranga një 50-vjeçar.

Sekuestrohet një armë zjarri dhe 14 fishekë luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.5, Kamëz, në kuadër të kontrolleve  për kapjen e perosnave në kërkim, apo atyre që qarkullojnë me armë zjarri, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, pas informacionit të marrë se në Paskuqan 1, një 50-vjeçar mbante armë në banesë , kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Paskuqani".

Si rezultat i operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-I. D.,  50 vjeç, banues në Paskuqan 1 Kamëz Tiranë

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: Një armë zjarri pushkë model 63, një krehër fishekësh dhe 14 fishekë luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime të mëtejshme për veprën penale të “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/11/2019 - 23:17

Një aksion i madh policor në qytetin e Murillo de Gállego Y Agüero çoi në sekuestrimin e rreth 16 mijë bimëve narkotike marijuanë e ndarë në dy plantacione të ndryshme

Postuar: 16/11/2019 - 22:40

Mbrëmjen e sotme është gjetur i vdekur një 68-vjeçar në fshatin Shumbat të Dibrës

Postuar: 16/11/2019 - 21:29

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e së shtunës në zonën e Kamzës, ku një automje

Postuar: 16/11/2019 - 19:40

"Air Albania Stadium" do të çelë nesër dyert me ndeshjen midis Kombëtares Shqiptare të

Postuar: 16/11/2019 - 17:55

Një grua në Tiranë ka mbetur e vdekur si pasojë e një aksidenti rrugor në rrugën “Demokraci