BREAKING NEWS

Ndodh për herë të parë në PD/ Zbardhen emrat e 5 anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve, nga Bujar Nishani tek Besnik Mustafaj

Ndodh për herë të parë në PD/ Zbardhen emrat e 5
x

Aktualitet

“E them me bindje të plotë”, pastori Muça zbulon kush qëndron pas aktit ekstrem të vetëflijimit të Anisa dhe Zhaneta Josifit në Kombinat

“E them me bindje të plotë”, pastori Muça zbulon

Pastori i Kishës Ungjillore, Fitor Muça tha se pas rastit të vetëflijimit të nënë e bijë në Kombinat dhe shpëtimit të kohë të vajzës tjetër, qëndrojnë sekte e rite satanike. 

Muça tha se pas kësaj ngjarje të rëndë ka një indikator të jashtëm që ka bindur tre femrat e familjes Josifi të kryejnë këtë akt që është jashtë çdo logjike njerëzore, ndërsa i bëri thirrje prokurorisë të nis hetimet nga ato sekte që e kanë në doktrinën vetëflijimin.

"E them me bindje të plotë se ka qenë një indikator i jashtëm që kemi të bëjmë më një grupim apo sekt që duhet ta zgjidhi prokuroria, që i ka ofruar kësaj familje këtë formë shpëtimi apo ringjallje. Asnjë fe nuk pranon vetëflijimin, as Kisha Ungjillore, as Katolike dhe as ajo Ortodokse. Ringjallja është ndarja mes besimeve dhe kulteve dhe asnjë  fe nuk flet për vetëflijimin me qëllim ringjallje.  Është e dhimbshme të mendosh nënë të qëndrojë 15 muaj pranë bijës së saj të vdekur, kjo është jashtë çdo logjike. Prokuroria duhet të marr doktrinën që  pranon vetëflijimin dhe kjo është rruga për t'i çuar tek personat që kanë indoktrinuar këtë mision. Nuk përjashtohen as ritet satanike, nuk është doktrine e ungjillorëve , as e katolikëve dhe as e ortodoksëve", tha pastori Muça.

Pastroi tha se vajzat kishin 6 vite që ishin larguar nga Kisha Ungjillore më dëshirën e tyre, ndërsa shprehet se mban mend që ato kanë qenë vajza shumë të mira. Në kontaktet që pastori ka pasur me mikeshat e vajzave, thonë se  të dy motrat shpreheshin 'se  nuk punonin se kishin tjetër qëllim tani dhe se nuk ishin më pjesë e Kishës Ungjillore.

"Sipas të dhënave që kam kanë lëvizur në disa Kisha ungjillore dhe kjo është normale se besimtarët lëvizin si vizorë dhe më pas bëhen pjesë e një kishe. Ato fillimisht kanë ardhur si vizitore në 2009-2010 dhe janë larguar 6 vite më parë. Ato ikën vetë nga kisha, nuk i përjashtoi kisha. Largimin e konfirmoi edhe një nga shoqet e ngushta të vajzave, që martonte vëllanë dhe i ftoi të ishin pjesë e gëzimit,  por ata kanë refuzuar pasi nuk ishin më pjesë e Kishës Ungjillore. Çfarë ka ndodhur përgjatë kësaj periudhe nuk di të them. Unë i mbaj mend për goca shumë të mira. 6 vite më parë këto zbritën nga ky udhëtim dhe vazhduan udhëtimin e  tyre për të cilin askush nuk është në dijeni. Kisha nuk ndenji indiferente dhe kam kontaktuar shoqe të saj, njëra prej tyre me tha se 3 vite më parë ka folur në telefon më njërën nga vajzat dhe të punësohej në kompaninë ku kjo po punonte, por ajo ka refuzuar duke thënë se ne tani kemi tjetër qëllim", u shpreh pastori.