BREAKING NEWS

Hyri nga pika kufitare e Qafë Botës dhe u dërgua menjëherë në Tiranë pas dyshimeve për koronavirus, dalin përgjigjet e analizave për 15-vjeçarin afgan

Hyri nga pika kufitare e Qafë Botës dhe u dërgua
x

Aktualitet

E thirrën në emër dhe e goditën me breshëri plumbash në mes të Astirit, Klodiana Lala zbardh të shkuarën e errët të viktimës dhe pistën ku po heton Policia

E thirrën në emër dhe e goditën me breshëri plumbash

Janë zbardhur detaje nga vrasja që tronditi Tiranën këtë mbrëmje, ku mbeti i vdekur 28-vjeçari Vilson Tafçiu. Gazetarja Klodiana Lala raporton se viktima ka qenë duke konsumuar një kafe në një nga lokalet më të frekuentuara në zonën e Astirit, kur është thirrur nga një person ende i paidentifikuar.

Sapo 28-vjeçari ka dalë jashtë, është qëlluar disa herë me plumba dhe për fat të keq nuk ka mundur të mbijetojë, ndërkohë që autori është larguar menjëherë.

Lala, dyshimet e para janë se ngjarja lidhjet me të shkuarën kriminale të viktimës, i cili rezulton se është dëbuar më parë nga autoritetet franceze.

Gjithashtu, gazetarja Lala thekson se Tafçiu ishte akuzuar pak vite më parë për trafikun e 200 kg kanabis, dhe kjo është një tjetër pistë, ku po heton policia.