BREAKING NEWS

Virologia italiane Gismondo: Javën e ardhshme nuk do flasim më për koronavirusin, por lani duart

Virologia italiane Gismondo: Javën e ardhshme nuk do flasim më
x

Aktualitet

E tmerrshme/ Shqiptarët përfshihen në aksidentin horror në autostradë, njëri vdes në vend, ndërsa tjetrit i presin këmbën (FOTO)

E tmerrshme/ Shqiptarët përfshihen në aksidentin horror në

Mbrëmjen e djeshme një aksident i rëndë ka rezultuar fatal për dy shqiptar, të cilët u përplasën me muret mbrojtëse të autostradës Çania Kisamu.

Udhëtimi me motor i tyre përfundoi në mënyrën më të tmerrshme, teksa 31-vjeçari nga Shqipëria vdiq në vend, ndërsa personi tjetër (34 vjeç) ka pësuar dëmtime serioze dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Mjekët e patën të pamundur t’i shpëtonin njërën prej këmbëve duke u detyruar ta presin.

Ende nuk dihet se cilat kanë qenë shkaqet e aksidentit. Sipas mediave helene, autostrada Çania-Kisamu u ka marrë jetën plot 53 njerëzve duke u konsideruar si njëri prej akseve rrugore më të rrezikshme në Greqi.