BREAKING NEWS

Tronditet futbolli, ndërron jetë legjenda Diego Armando Maradona

Tronditet futbolli, ndërron jetë legjenda Diego Armando Maradona
x

Aktualitet

E trishtë/ Covid-19 i merr jetën inxhinierit shqiptar (EMRI)

E trishtë/ Covid-19 i merr jetën inxhinierit shqiptar (EMRI)

Inxhinieri Skënder Hajdini ka humbur jetën nga COVID-19.  Lajmin e ka bërë të ditur kreu i bashkisë së Maliqit, Gëzim Topçiu.

Në një postim në rrjetet sociale shkruan se Hajdini nuk ia doli të fitojë betejën me virusin, ndërsa e cilëson si një humbje të madhe për qytetin.

Mesazhi i plotë:

Inxhinier Skënder Hajdini nuk ia doli betejës me virusin e pabesë.

Shumë të trishtuar nga kjo humbje e madhe për të gjithë ne.

Do na mungojë inxhinieri model, fjalëpak e punëtor, qytetari i denjë dhe drejtuesi i zoti.

Në emër të Bashkisë Maliq i shprehim ngushëllime familjes, miqve e shokëve!

U prehsh në paqe inxhinier!