
Bien rastet e reja! Më shumë të shëruar se të infektuar, ja si paraqitet sot situata epidemiologjike në Shqipëri në 24 orët e fundit

E trishtë/ I shtruar prej ditësh në spital, COVID-19 i merr jetën ish-ushtarakut të lartë (EMRI+FOTO)

Shkruar nga SOT.COM.AL 26 Nëntor 2020

COVID-19 i ka marrë sot jetën ish-ushtarakut Petrit Myftiut. Ai ka qenë i shtruar prej disa ditësh në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ ku po luftonte me virusin dhe ishte në gjendje të rëndë.
Lajmin e hidhur e ka dhënë ish-zv. komandanti i Forcave Detare, Artur Meçollari përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Me hidhërim të thellë mësova ndarjen nga jeta të detarit, ish-drejtuesit të lartë të FLD dhe Flotës Tregëtare, komandantit të talentuar, njeriut të ditur dhe mësuesit të palodhur Petrit Myftiu.
Komandant Petrit Myftiu, la një trashëgimi të pasur për të gjithë brezat e detarëve me aftësitë e tij drejtuese dhe si një bashkëpunëtor i shkëlqyer. Forca Detare dhe personeli i saj humben nje koleg dhe nje drejtues të shkëlqyer të saj. Si një autor i disa botimeve per FLD dhe drejtuesit e saj, komandant Petrit Myftiu na ka lënë një pasuri të çmuar për të gjithë personelin e Forcës Detare edhe për brezat e ardhshëm të detarëve.
Ngushëllimet më të thella dhe të sinqerta familjes dhe shokëve të tij. I paharruar kujtimi dhe trashëgimia e komandantit Petrit Myftiu. Talenti, dituria, pasioni dhe urtësia e komandantit do ta ndjekin Forcën Detare në historinë e saj.
Kapiten i rangut të parë (L) Artur Meçollari
Ish-zëvendëskomandant i Forcës Detare.”, shkruan Meçollari.
Myftiu ka qenë një nga eksponentët kryesor të Flotës Luftarake Detare Shqiptare. Ai e filloi karrierën si kapiten nëndetëseje në moshën 23 vjeçare, duke vijuar më pas si Shef i Shtabit të Brigadës Nëndetëse në Vlorë.
Me pas Myftiu ka kaluar ne Durrës si Komandant i Bazës Ushtarake Detare në Bishtpalle.
Ne përfundim te karrierës së tij, ai ka qenë Drejtor i Flotës Tregtare të Shqipërisë, me qendër në Durrës.
Më të lexuarat


Pamje përrallore/ E zbardhur nga dëbora, ky është vendi shqiptar më i bukur se kurrë (FOTO)

Zhdukja e biznesmenit të fuqishëm dhe gjetja e tij brenda makinës në Pukë i djegur, zbardhet itinerari i të gjithë lëvizjeve nga ‘GPS’ dhe dëshmia e gruas: Kishte me vete...

“Nuk ka rënë agresiviteti i covid-19”/ Mjeku i njohur shqiptar flet për situatën pandemike në vendin tonë: Nëse ke antitrupa, je i mbrojtur për një periudhë, por...

"Motra hapi sytë dhe kërkoi ..."/ Flet djali i madh i familjes që u shua në Rrugën e Kombit dhe tregon rrëfimin rrëqethës të vogëlushes

“Punova prostitutë”, e reja nga Pogradeci shokon drejtuesen e emisionit me ato që tregon për jetën e saj: Djalin ma mbante gruaja e pronarit, kurse unë futesha me klientët tek...(VIDEO)

Largimi nga puna i ish-ambasadores Hobdari, gazetari i njohur del me denoncimin e fortë, tregon se çfarë ndodhi pas urdhrit për shkarkim: Na gënjyen!

“Kam rrezikuar jetën”, Mentor Kikia rrëfen aksidentin e frikshëm: Tentova të padis kompaninë e ndërtimit, por ja çfarë më tha shefi i policisë!

Artan Hoxha zbulon mënyrën që po përdorin vrasësit me pagesë në Shqipëri: Janë shkathtësuar, i ndërtojnë vetë

Makina fluturoi në mes të Tiranës me shpejtësi skëterrë dhe rrezikoi 2 qytetarë, Artan Hoxha plas ‘bombën’: Nuk është aksident, por vrasje me dashje!

Artan Hoxha zbulon ‘gabimin’ që i fundosi vrasësit e Jan Prengës: Ishte nëna e Hajrave ajo që...
