Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

E vranë dhe e hodhën në det studenten greke, i riu shqiptar thyen heshtjen nga burgu

Postuar: 16/04/2019 - 08:38

 Shqiptari Aleksandër Luca, i akuzuar për vrasjen e studentes greke Eleni Topaludhi në Rodos ka thyer heshtjen nga qelitë e burgut.

I pyetur nga mediat greke se cili është qëndrimi i tij lidhur me këtë ngjarje, pasi miku i tij grek, 21 vjeçari Manolis Koukouras deklaron se 19-vjeçari është fajtor i vetëm, ai u përgjigj: "Unë nuk e di dhe nuk më intereson çfarë thotë greku. Unë kam një avokat".

Deklaratat e tij provokuan reagimin e babait të studentes greke.

"E vërteta është e qartë për ne. Ata vepruan bashkë. Tani ju doni të provoni se cili prej tyre e goditi me shufër metalike dhe cili e hodhi atë në det," deklaron për mediat greke  John Topaludhi, duke theksuar se një person i vetëm nuk mund ta bëjë këtë gjë.

Greku dhe shqiptari nuk kanë asnjë kontakt në burg.Dy të rinjtë e vranë studenten pasi ajo refuzoi dhe i rezistoi kryerjes së marrëdhënieve seksuale.

Kur Topalidhi refuzoi, dy të rinjtë u bënë të dhunshëm. Shqiptari i tha policisë se shoku i tij e qëlloi vajzën me një objekt metalik në kokë.

Pasi vajza ra në tokë pa ndjenja, dy të rinjtë e transportuan trupin në Lindos dhe e hodhën në det, ku dhe u gjet e pajetë më 28 nëntor.

Hetimet treguan se 21-vjeçarja, Eleni Topalidhi, nuk vdiq për shkak të plagëve të marra në kokë, por kur u hodh në det.

Dy të rinjtë janë njohur me njëri-tjetrin në palestër, ndërsa shtetasi grek e njohu Elenin në Facebook.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/04/2019 - 23:15

Kryetari i partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima do të kandidojë për kryetar të Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet e 30 Qershorit.

Postuar: 20/04/2019 - 23:06

Profesor Artan Fuga në një postim ironizues në faqen e tij në Facebook ka analizuar situatën në t

Postuar: 20/04/2019 - 22:35

Agimi ishte personazhi që çeli mbrëmjen e sotme të programit “Dua të të bëj të lumtur&rdquo

Postuar: 20/04/2019 - 22:05

Një 77 vjeçar dyshohet se është vetëplagosur me armën e gjahut në oborrin e banesës së tij.

Postuar: 20/04/2019 - 20:39

Gazetarja Fatjona Medini, ka denoncuar në rrjetet sociale një rast të rëndë.

Postuar: 20/04/2019 - 20:13

Banorët e Astirit kanë dalë si çdo mbrëmje në protestë duke bllokuar edhe rrugën nga ku kundërsht

Postuar: 20/04/2019 - 19:34

Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e sotme në Montesilvano, në Itali, pasi dyshohet për