Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

E vrau ish-burri në derën e shtëpisë bashkë me vajzën, flet vëllai: Shteti e neglizhoi rastin

Postuar: 10/08/2018 - 12:34

Tre ditë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Gjakovë, ku Pjetër Nrecaj vrau me armë zjarri ish-gruan dhe vajzën e tij në derën e shtëpisë, Rrjeti i Grave ka zhvilluar një protestë paraditen e sotme.Marshi ka nisur nga parku i qytetit në drejtim të Çarshisë së Vjetër në Gjakovë. Me brohoritjet “Edhe sa thirrje të humbura”, “Nuk ka paqe pa drejtësi”, “Dorëheqje kush s’e garanton drejtësinë”, “Jepni llogari”, “Duam siguri”, “Boll jetima kem prej luftës”, është thënë nga protestuesit.

 
Vëllai i gruas së vrarë Valbona Marku, Shkelzen Marku tha shteti i ka neglizhuar denoncimet e saj dhe nuk është marrë me ta.Ai thotë se do vazhdojë të kërkojë drejtësi për motrën dhe mbesën e tij.Shkelzen Marku u shpreh se nëse shteti i Kosovës nuk vepron asgjë, atëherë drejtësi do kërkojnë edhe në shtetin e Shqipërisë.
 
Në protestën e organizuar sot në Gjakove merrni pjesë edhe ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, si dhe deputete të Kuvendit të Kosovës.Ndërkohë në Prishtinë, Policia dhe Prokuroria në një konferencë për media kanë thënë se viktima Valbona Marku nuk ka dashur mbrojtjen e Policisë edhe pse ishte kërcënuar nga burri i saj Pjetër Nrecaj.
Valbona Marku dhe vajza e saj 9-vjeçare u vranë më 7 gusht në shtëpinë e prindërve të saj në Brekoc të Gjakovës nga Pjetër Nrecaj, i cili tashmë është në paraburgim.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 26

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 12/12/2018 - 23:02

Gazetari Blendi Fevziu pas përkrahjes së studentëve live disa ditë më parë në protestën e tyre përpara Ministrisë së Arsimit, është solidarizuar me ta dhe në studio.

Postuar: 12/12/2018 - 22:52

Studentët janë të vendosur për të vijuar protestën e tyre para kryeministrisë, duke kërkuar me ng

Postuar: 12/12/2018 - 22:41

Një pedagog në Universitetin Politikenik ka dhënë dorëheqjen.

Postuar: 12/12/2018 - 22:31

Një student me aftësi të kufizuara ka qenë i pari që ka marrë fjalën të mërkurën në studion e emi

Postuar: 12/12/2018 - 22:21

Studentët e Arkitekturës ishin iniciatorët e parë të protestës, e cila tashmë zhvillohej para Min

Postuar: 12/12/2018 - 22:15

Edmon Tupja dhe artisti Robert Aliaj, ndaj të cilëve ka nisur procedim penal për pjesëmarrje në

Postuar: 12/12/2018 - 21:33

Policja Ina Nuka, e cila mbeti e plagosur pas shpërthimit të një kapsolleje në protestën e 22 nën