BREAKING NEWS

Drejtësia makthi i presidentit, pasuria miliona euro rrezikon ta bëjë subjekt të SPAK, nga vilat e 13 apartamentet, te shpenzimet mijëra paund në Londër

Drejtësia makthi i presidentit, pasuria miliona euro rrezikon ta
x

Aktualitet

The Economist: Shqipëria, lider i reformave në rajonin e Ballkanit

The Economist: Shqipëria, lider i reformave në rajonin e Ballkanit
Një artikull prej 8 faqesh gjendet në brendësi të revistës prestigjioze "The Economist".
 
Në radhët e artikullit lexon që prestigjiozja e ka cilësuar vendin tonë si vend që  udhëheq reformat në rajonin e Ballkanit
 
Raporti, i prodhuar nga Quantum Productions, është publikuar nga "The Economist" dhe gjatë javës së ardhshme do të bëjë xhiron e botës, duke mundësuar promovimin e gjerë të Shqipërisë. Kjo javë përkon edhe me zhvillimin e punimeve të Forumit Ekonomik Botërore të Davos në datat 20-23 janar, ku “The Economist”zë një vend të rëndësishëm në mediat e pranishme.
 
Artikulli përshkruan disa nga zhvillimet kryesore të ndodhura në Shqipëri që nga shtatori 2013 kur qeveria e re mori detyrën, duke vendosur një theks të veçantë tek reformat gjithëpërfshirëse dhe mundësitë që Shqipëria ofron në sektorë të ndryshëm.
 
“Në krye të qeverisë, njëkohësisht shtysa më e rëndësishme për reformat, është Kryeministri Edi Rama, i pari Kryeministër që po reformon dhe modernizon realisht vendin” – shkruan artikulli.
 
“Shqipëria ka pritur shumë vite për këto reforma dhe ne po i bëjmë ato të mundura. Ka qenë një punë e vështirë por e domosdoshme dhe ne jemi të inkuruajuar nga mbështetja qe kemi marrë – citohet Kryeministri Rama.
 
Artikulli nënvizon tre reforma të rëndësishme që kanë dhënë rezultate pozitive siç janë reforma për rikthimin e stabilitetit makroekonomik dhe fiskal, reforma në energji dhe ajo administrative-territoriale.
 
“Në Kabinetin e z. Rama, një nga Ministrat e orientuar drejt reformave është Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes z. Arben Ahmetaj i cili ka këmbëngulur tek lehtësimi i procedurave dhe përmirësimin e klimës së biznesit në vend, përkrah reformës për garantimin e stabilitetit makroekonomik, pjesë e së cilës ishte vendosja e sistemit progresiv të taksimit dhe marrja e masave ambicioze për përmirësimin e transparencës”, shkruhet në artikull.
 
Pjesë e artikullit janë gjithashtu intervista të zhvilluara me Kryeministrin Edi Rama dhe Ministra të Kabinetit qeveritar.