BREAKING NEWS

‘Pacientët nuk ushqehen dhe as higjenizohen’ gazetari plas ‘bombën’ live nga spitali ‘Shefqet Ndroqi’: Ministria po gënjen!

‘Pacientët nuk ushqehen dhe as higjenizohen’ gazetari plas
x

Aktualitet

“Edhe burri iu vetëvra”, flasin shoqet e 56-vjeçares që u vetëflijua sëbashku me vajzën në Kombinat dhe tregojnë detajet për familjen e tyre: Me Jehovain u lidhën në Tiranë!

“Edhe burri iu vetëvra”, flasin shoqet e 56-vjeçares

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Kombinat që ia kalon edhe skenës së një filmi horror.

Zhaneta Josifi, nëna e dy vajzave, njëra tashmë ka ndërruar jetë, ndërsa tjetra ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike në spitalin psikiatrik,  me sa duket ka patur një jetë të vështirë, mbushur me peripeci dhe fatkeqësi.

Fqinjët e saj në Përmet, atje ku ajo ka jetuar më parë, thanë për ABC Neës se ajo ka qenë njeri shumë i mirë, dhe se nuk arrijnë të besojnë çfarë u ka ndodhur.

Mësohet se bashkëshorti i saj është vetëflijuar në qytetin e Përmetit, pas gjendjes së rënduar psikologjike dhe fizike që ai kishte.

Pas kësaj fatkeqësie mësohet se Zhaneta Josifi është larguar drejt Tiranës për një jetë më të mirë së bashku me dy vajzat e saj, dhe sipas qytetarëve të Përmetit që njihnin Josifin, në Tiranë ajo i është futur besimit të Dëshmitarëve të Jehovait.

“Edhe burri iu vetëvra”, flasin shoqet e 56-vjeçares

Dëshmitë:

Qytetarja e Përmetit: Me gruan kemi punuar bashkë, kishte një burrë të sëmurë, u ndodhi një fatkeqësi u rrëzua burri nga pallati. Ka qenë një grua shumë  e mirë, kishte dy vajza. U habitëm që u ka ndodhur kjo.

Pyetje: Sa vite ka që u ka ndodhur kjo?

Qytetarja e Përmetit: Ka nja 10 vjet, këtu ka jetuar, përmetare ishte.

Pyetje: Po këtu me çfarë merrej?

Qytetarja e Përmetit: Tregtare ishte, shiste rroba.

Pyetje: Ka qenë praktikante e fesë së Jehovait?

Qytetarja e Përmetit: Jo, jo këtu jo, në Tiranë u bë.

Pyetje: Keni pasur informacion në Tiranë, si ka ndodhur, a keni patur kontakte?

Qytetarja e Përmetit: Jo, jo nuk kemi patur kontakte por që ka qenë një grua shembullore, zonjë. Jemi shokuar kur kemi dëgjuar.

Pyetje: Nga ana ekonomike si kanë qenë?

Qytetarja e Përmetit: Nuk ishin dhe aq mirë këtu, pastaj vajtën në Tiranë, vajzat filluan punë dhe u rregullua, pastaj ju fut Jehovait. Ndërsa burrin e kishte të sëmurë, pati goditje mendore, iu mërzit edhe jeta, se ishte sakat.

Pyetje: Ka pasur probleme mendore bashkëshorti?

Qytetarja e Përmetit: Po, u hodh nga kati i pestë, u vetëvra, pastaj ajo iku në Tiranë.

Pyetje: Po këtu a është marrë i shoqi me fenë?

Qytetarja e Përmetit: Nuk e di, ai vinte rrinte këtu me të shoqen gjithë ditën.

Pyetje: Ndërkohë një qytetare tjetër e Përmetit që ka njohur familjen thotë se kanë qenë familje e mirë por e vuajtur.

Qytetarja e Përmetit: Ka qenë një familje shumë e mirë por të vuajtur. Ka punuar këtu në treg, pati një fatkeqësi dhe iu vetëvra i shoqi dhe më pas ikën në Tiranë. Këtu në Përmet rrinin me qera ndërsa për fenë nuk di gjë.

Më të lexuarat