
"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Zylfie Haklaj flet për gazetën “SOT” dhe paralajmëron fundosjen e Sali Berishës në SPAK për dosjen e vrasjeve në Tropojë: Është bërë si një qen i tërbuar që po përpiqet të hajë çdo person që i del përpara

Skandali, ja si Rama ndihmoi Bolinon për të grabitur pronat tek ish-Kompleksi “Partizani” me të njëjtën skemë që ndoqi me Jamarbër Malltezin, zbardhen akuzat dhe dokumentet

Në përgjimet e “SKY ECC” dalin gazetarë të njohur që bashkëpunojnë me krimin dhe politikanë që kanë porositur vrasje, gati të fundoset një ministër, ja prapaskenat e bujshme, flet Anduena Llabani

Provokon doktori i Bllokut Sali Berisha dhe sulmon ashpër LANÇ: Dita e Çlirimit dita më e zezë për shqiptarët, nuk ranë 28 mijë dëshmorë dhe pati vëllavrasje, janë shpikur beteja dhe janë trilluar histori mbi partizanët

Muharrem Xhafa: Ja pse Sali Berisha nuk e pranon 29 Nëntorin si ditën e Çlirimit, është rreshtuar krah ballistëve dhe nazifashistëve, faktet rrëzojnë pretendimet e tij

Edhe të porsalindurit e huaj mund të pajisen me pasaportë shqiptare, zbardhen ndryshimet e reja ligjore

Shkruar nga SOT.COM.AL 1 Qershor 2023

Ditët e fundit qeveria shqiptare ka marrë në shqyrtim në komisionin parlamentar disa nga ndryshimet në lidhje me ligjin e shtetësisë, duke iu dhënë mundësinë dhe të porsalindurve të huaj të pajisen me pasaportë shqiptare.
Drafti pritet të krijojë debate për shkak se në të paktën dy nene të tij lehtësohet në maksimum marrja e shtetësisë së Shqipërisë.
Konkretisht përcaktimi i parë ligjor që i jep të drejtën fëmijëve të lindur në Shqipëri nga prindër të huaj të marrin shtetësinë shqiptare, bëhet në nenin 7.
Në këtë nen është shtuar një paragraf ku thuhet se nëse prindërit kanë qëndrim të rregullt në vendin tonë, fëmija që ata sjellin në jetë mund të marrë shtetësinë shqiptare.
Kjo është një praktikë e njohur në vende në Kanadaja dhe Amerika, ndërkohë që në Evropë, në vende si Gjermania shtetësia nga fëmijët e emigrantëve merret vetëm pasi prindërit të kenë marrë më parë pasaportën gjermane.
Ndërkohë që një parashikim tjetër është ai i nenit tetë ku çdo emigrant që vjen të punojë në Shqipëri dhe ka një fëmijë me shtetësi shqiptare, mund ta marrë edhe ai shtetësinë edhe nëse nuk ka e zotëron gjuhën shqipe.
Ndryshimet ligjore i hapin rrugë gjithashtu fëmijëve të prindërve shqiptarë jashtë vendit që duan të luajnë me kombëtaren kuqezi dhe që deri tani nuk e merrnin dot pasaportën shqiptare pa mbushur 18 vjeç, ta marrin dokumentin edhe më përpara.
“Federata Shqiptare e Futbollit është organizmi i cili më së shumti ka evidentuar këtë problematikë dhe ka kërkuar ndryshimin e politikës në fjalë, duke qenë se nga praktika në disa dekada pune, vlerëson se vendosja e kriterit “që të ketë mbushur moshën 18 vjeç”, sjell një kufizim të madh në drejtimin e kërkimit, zbulimit të talenteve të reja (jo me shtetësi shqiptare) për dhënien e kontributit të tyre në skuadrat e kombëtares shqiptare. Në sportin e futbollit, dhe jo vetëm në këtë disiplinë, talentet zbulohen dhe trajnohen që në moshë të vogël, prandaj ky kriter ka natyrë kufizuese dhe diskriminuese”, thuhet në relacionin e Qeverisë.
Ndryshimet ligjore:
Neni 7
Fitimi i shtetësisë me lindje në territorin e Republikës së Shqipërisë
Një fëmijë i lindur ose i gjetur brenda territorit të Republikës së Shqipërisë dhe që mund të mbetet pa shtetësi fiton shtetësinë shqiptare
Në rast se prindërit e fëmijës bëhen të njohur ligjërisht përpara se fëmija të ketë mbushur moshën 14 (katërmbëdhjetë) vjeç dhe janë shtetas të huaj, ata mund të kërkojnë heqjen e shtetësisë shqiptare të fëmijës, me kusht që fëmija të mos mbetet pa shtetësi si pasojë e këtij veprimi.
Shtohet pika 3
Një fëmijë i lindur brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, nga prindër me shtetësi tjetër, të cilët qëndrojnë në mënyrë të ligjshme në territorin e Republikës së Shqipërisë, mund të marrë shtetësi shqiptare me pëlqimin e të dy prindërve.
Neni 8
i huaji, fëmija i mitur i të cilit ka shtetësi shqiptare, mund të paraqesë kërkesë për të fituar shtetësinë me natyralizim, edhe nëse nuk plotëson kushtin e përcaktuar në shkronjën “c” dhe “e” të pikës 1 të këtij neni, nëse ka banuar në mënyrë të ligjshme dhe të vazhdueshme në territorin e Republikës së Shqipërisë të paktën për tre vjet.
Gërma e
e) zotëron njohuri të gjuhës shqipe, të folur e të shkruar, të vërtetuar nga institucioni përkatës arsimor, si dhe njohuritë bazë të historisë së Republikës së Shqipërisë, sipas rregullave të përcaktuara nga institucionet e arsimit të lartë;
Më të lexuarat


“Krijoi organizatën e parë kriminale shqiptare të mirëfilltë”, gazetarja e njohur zbërthen prapaskenat e bujshme: Dritan Rexhepi i vetmi që mbante kontakt me bosët e grupeve kriminale në Kolumbi, Meksikë e Brazil

Qëllohet me armë zjarri 60-vjeçari shqiptar në vendin fqinj, zbardhen detajet e para

Ndalimi i protestave pro Palestinës, aktivisti i njohur plas deklaratën e fortë: Në Shqipëri pas policisë qëndron një urdhër politik

"Shtim të forcave policore, për të mbajtur shqiptarët në izolim", analisti Spahiu plas "bombën": Serbia po përgatitet për luftë me Kosovën, ja cili qytet është vatra e shpërthimit

Përplasi për vdekje të moshuarin dhe u arratis, e pëson keq 31-vjeçari në Shkodër

Ra në prangat e AMP-së, publikohet fotoja e kryekomisarit të Korçës që kalonte drogën drejt vendit fqinj

Çfarë fiksuan kamerat e sigurisë? Arrestimi i kryekomisarit në Korçë, zbardhen detajet e bujshme: Para 1 viti Stiljan Pasho kaloi kufirin grek në makinë me...

Një emigrant shqiptar hedh në gjyq qeverinë britanike, zbulohet arsyeja

Përplasi policin në vija të bardha, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e efektivit në Durrës

Arrestimi i kryekomisarit të Kufirit në Korçë, reagon policia dhe zbardh detajet e bujshme: Urdhëroi mos kontrollin e automjetit ku u gjetën...
