BREAKING NEWS

Koronavirusi drejt zhdukjes në Shqipëri, ja sa persona kanë rezultuar të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit, asnjë humbje jete

Koronavirusi drejt zhdukjes në Shqipëri, ja sa persona kanë
x
BREAKING NEWS

Mjekësia në zi/ Ndahet nga jeta mjeku i njohur shqiptar, kolegët e tij japin lajmin e trishtë: Humbje e madhe! (EMRI+FOTO)

Mjekësia në zi/ Ndahet nga jeta mjeku i njohur shqiptar, kolegët
x

Aktualitet

“Edhe unë kam pasur një shok klase në patronazh”, Mentor Kikia flet hapur dhe nxjerr prapaskenat e rëndësishme: Në atë databazë shkruhet se në 2013 kam votuar për PD, por...

“Edhe unë kam pasur një shok klase në patronazh”,

Gazetari Mentor Kikia ka komentuar nxjerrjen e të dhënave personale të qytetarëve, për të cilën, ka nisur hetimet edhe SPAK.

Kikia kujton se kur ka qenë në 8-vjeçare edhe ai ka patur në patronazh një shok klase që të ndihmonte për mësimet, por që nuk ia doli asnjëherë ta bindte të linte topin për librat.

Me ironi Kikia shkruan se as patronazhistët e sotëm nuk do ta zbulojnë asnjëherë për kë do të shkojë vota e tij.

Postimi i plotë:

Edhe unë kam patur në patronazh një shok klase

Kur kam qenë në shkollën 8-vjeçare unë kam patur në patronazh një shok klase, që nuk ishte mirë më mësime. Motoja e kohës ishte: Katra e shokut është katra ime - për këtë arsye unë kisha për detyrë që ta ndihmoja atë të bënte detyrat, të mësonte e të bëhej nxënës më i mirë. Por ai e kishte mendjen tek futbolli dhe unë nuk ia dola.

Ky muhabeti i patronazhit na u rikthye në tryezë sot, kur njerëzve, me saduket, u janë vënë patronazhistë për ti bindur që të votojnë Partinë Socialiste. Lajmi ka krijuar një reagim publik shumë të fortë. Të gjithë u bëmë kuriozë të mësojmë se çfarë mendojnë të tjerët se mendojmë ne. E vërteta është se projeksionet e PS-së që ka prodhuar këtë database, janë në shumicën e rasteve të gabuara. Jam shumë i sigurtë që nuk më kanë përgjuar, derisa në atë databazë shkruhet se unë në 2013 kam votuar për PD. Nëse të gjitha listat PS i ka kështu, atëherë puna në terren lë shumë për të dëshuruar. Por kaq.

Pjesa tjetër, ajo e patronazhistit, është komike. Unë nuk ia dola ta bind shokun e klasës të linte topin e të bënte detyrat. Edhe mua nuk më bind asnjë lloj patronazhisti se ku duhet ta çoj votën, ndërsa e gjithë histeria me duket e pabazë. Padyshim që është një situatë disi komike, por vetëm kaq.

Ditën e zgjedhjeve, me fletën e votimit në dorë në dhomën e fshehtë jam vetëm unë, ndërsa patronazhisti do të jetë me fletën e tij të votimit.

Le të revoltohemi për ca gjera të tjera, që janë me shumicë, e të mos harxhojmë energjitë me patronazhistët.

“Edhe unë kam pasur një shok klase në patronazh”,

Më të lexuarat