Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ekspertët e AP pengohen për të verifikuar dhunën ndaj studentëve, institucioni nis hetimin ndaj policisë

 Ekspertët e AP pengohen për të verifikuar dhunën ndaj studentëve, institucioni nis hetimin ndaj policisë

Postuar: 02/11/2015 - 17:41

Avokati i Popullit pas sinjalizimeve për ushtrim dhune ndaj disa studentëve nga policia, të cilët u përfshinë në një incident me kryeministrin, nisi menjëherë investigimin e këtij rasti të denoncuar. Por përfaqësueset e Avokatit të Popullit fillimisht u penguan të kryejnë detyrën e tyre kushtetuese, duke mos u lejuar të hyjnë në ambientet e Drejtorisë së Policisë.
 
“Pas qëndrimit tonë, të bërë publik edhe në media, në ambientet e Drejtorisë së Policisë u lejua të hyjë vetëm njëra nga ekspertet e Avokatit të Popullit. Për këtë arsye institucioni ynë ka nisur një tjetër hetim për të zbuluar personat dhe shkaqet e ndalimit të ekspertëve të Avokatit të Popullit për të kryer detyrën e tyre kushtetuese, atë të verifikimit nëse ndaj studentëve është ushtruar dhunë ose jo”, thuhet në deklaratën e AP për mediat.
 
Ky institucion i bën thirrje policisë që qëndrime të tilla të mos përsëriten më në të ardhmen.
 
“E ritheksojmë se askush nuk duhet të pengoj punën e Avokatit të Popullit dhe zbatimin e kompetencave të tij kushtetuese, duke shkelur ligjet e Republikës së Shqipërisë dhe Konventat Ndërkombëtare. I bëjmë thirrje titullarëve të policisë që qëndrime të tilla të mos ndodhin më në të ardhmen”, është mbyllur deklarata e AP.
 
 
 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/05/2019 - 23:40

 Dita e nesërme pritet të jetë me diell, por gjatë pasdites paraqiten kthjellime dhe vranësira kalimtare në kryeqytet.

Postuar: 24/05/2019 - 22:46

Nuk është rastësi që emri i koduar i një operacioni policor të zhvilluar nga policia italiane në

Postuar: 24/05/2019 - 22:21

Prokuroria e Tiranës ka pushuar hetimet për kërcënimin e pretenduar nga oficeri i policisë E

Postuar: 24/05/2019 - 21:58

Gazetari Sokol Balla thotë se prej 30 vitesh, të njëjtat grupime politike duan që vendi të digjet

Postuar: 24/05/2019 - 20:43

Planet për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës pritet të rrafshojnë pas palmave, edhe pishat e

Postuar: 24/05/2019 - 20:15

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar deklaratën e fortë që dha sot Presidenti Ilir Meta

Postuar: 24/05/2019 - 20:07

Seanca e parë për procesin e rigjykimit të Izet Haxhisë do të mbahet me datë 18 Qershor.