BREAKING NEWS

"Europa do të ketë mjaftueshëm gaz"/ Merr fund "makthi" rus, Von der Leyen jep lajmin fantastik

"Europa do të ketë mjaftueshëm gaz"/ Merr fund
x
BREAKING NEWS

Covid-19 ende nuk ka përfunduar, Ministria e Shëndetësisë zbulon se çfarë po ndodh në vend

Covid-19 ende nuk ka përfunduar, Ministria e Shëndetësisë
x
BREAKING NEWS

Njihet si "fuqi baruti"! Ekspertët amerikanë japin paralajmërimin, zbulojnë planet e Putinit për Ballkanin

Njihet si "fuqi baruti"! Ekspertët amerikanë japin
x
BREAKING NEWS

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, ja sa do shitet nafta, benzina dhe gazi

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, ja sa do shitet
x
BREAKING NEWS

Mediat malazeze tronditin politikën shqiptare, Sali Berisha “syri” i Moskës në Tiranë, ja kush është oligarku rus që ka shpërndarë para në Shqipëri dhe ka bashkëpunuar me kreun e “Foltores”

Mediat malazeze tronditin politikën shqiptare, Sali Berisha
x
BREAKING NEWS

7 besnikë të Sali Berishës me dosje spiuni pritet të përjashtohen nga politika, kreu i “Foltores” nis kërcënimet ndaj deputetëve të PD që kanë paralajmëruar votimin e nismës së dekomunistizimit

7 besnikë të Sali Berishës me dosje spiuni pritet të
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim mesazh Ramës, deklaron se institucionet shqiptare janë të dobëta dhe asgjë nuk është e garantuar, kërkon nga qeveria që të zgjedhë se cilën rrugë do ndjekë, me Perëndimin apo me Lindjen

Yuri Kim mesazh Ramës, deklaron se institucionet shqiptare janë
x
BREAKING NEWS

Prag lufte, ndizet “fuçia e barutit” që mund ta hedhë në erë Evropën, Dodik kërkon të instalojë në Ballkan skemën që po përdor Vladimir Putini në Ukrainë

Prag lufte, ndizet “fuçia e barutit” që mund ta
x

Aktualitet

Eksperti i ekonomisë jep alarmin: Kompania arabe do të jetë aksioneri i mazhorancës, ja pazari i Portit të Durrësit që qeveria nuk na e tregon

Eksperti i ekonomisë jep alarmin: Kompania arabe do të jetë

Gazetari i njohur dhe eksperti i ekonomisë, Klodian Tomorri, ka nxjerrë hijet e skandalit që rrethojnë koncesionin e Portit të Durrësit. Ai ka treguar pazarin e Portit të Durrësit, që qeveria nuk po e tregon për qytetarët. Nga analiza e tij, projekti pritet të shkaktojë një dëm shumë të madh. Kompania arabe do të marrë 70 për qind të fitimit neto, ndërsa qeveria 30 për qind. Në Portin e Durrësit do të ketë 1.5 milionë metër katrorë ndërtim. Supozojmë se çmimi mesatar i shitjes do të jetë 2200 euro për metër. Kompania do të arkëtojë 3.3 miliardë euro. Investimi i deklaruar është 2 miliardë euro, që do të thotë se fitimi mbetet 1.3 miliardë euro. Sipas partneritetit, kompania arabe do të marrë 910 milionë euro, kurse qeveria 390 milionë euro. Por si do të ndahej fitimi nëse qeveria do të hynte në marrëveshje me kompaninë arabe me kushtet e tregut, pra të merrte 30 për qind të sipërfaqes bruto? Nga 1.5 milionë metrat e sipërfaqes ndërtimore qeveria do të përfitonte 450 mijë metra. Me çmim shitje 2200 euro, qeveria do të arkëtonte 900 milionë euro. Pra tre herë më shumë, Kompania arabe do të jetë aksioneri i maxhorancës dhe kjo do të thotë se ajo do të ketë kontrollin e plotë të shpenzimeve.  Tomorri shkruan se Projekti i Portit turistik në Durrës do të shkatërrojë Portin ekzistues të mallrave. “I gjithë projekti është i përjashtuar nga taksat. Kompania mund t’i fryjë shpenzimet deri në pikën që ta çojë fitimin minimal ose zero. Dhe qeveria do të marrë 30 për qindëshin e zeros. Dmth hiç. Ky është një rrezik shumë i madh i materializuar disa herë në partneritetet e qeverisë më privatët. Projekti i Portit turistik në Durrës do të shkatërrojë Portin ekzistues të mallrave. Në fillim të muajit të kaluar u bë publik, projekti i kompanisë hollandeze Royal Haskoning për portin e ri të mallrave në Porto Romano. Fatura e ndërtimit të portit? Plot 2 miliardë euro. Këto do t’i paguajë qeveria. Qeveria mund të marrë 310 milionë euro fitim në rastin më të mirë nga partneriteti me kompaninë arabe në Durrës, por do të duhet të paguajë 2 miliardë euro për të ndërtuar portin e ri të mallrave në Porto Romano. Populli thotë bli qen dhe shit këlysh”, përfundoi Tomorri.